Bota

Shkon 725 numri viktimave në Turqi, 76 të vdekur brenda 24-orëve të fundit

7 Prill 2020, 18:28 Nga DOSJA
Shkon 725 numri viktimave në Turqi, 76 të vdekur brenda 24-orëve

TURQI- Gjatë ditës së sotme në Turqi është raportuar se kanë humbur jetën edhe 76 persona dhe numri i viktimave në total ka skuar në 725.

Këtë njoftim e ka dhënë Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, i cili ka konfirmuar edhe se numri e të infektuarve nga sëmundja vdekjeprurëse ka shkuar në 34.109 të prekur nga Covid-19. 3.892 raste janë raportuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

1.34 milion njerëz janë infektuar me koronavirus në të gjithë botën, ndërsa 74,000 të tjerë kanë vdekur. Italia ka arritur në shifrat e 94.067 të infektuarve dhe mbi 17 mijë numri i viktima, ndërsa Spanja ka pozitivë 140,511persona, dhe 13,897 viktima.

Kina, vendi ku filloi pandemia Covid-19 nuk ka regjistruar më vdekje të reja që prej janarit, ndërkohë që rastet e reja janë të gjithë të importuara nga jashtë. Japonia ka nisur të marrë menjëherë masat për parandalimin e koronavirusit, por ekspertët kanë frikë së mund të jetë tepër vonë. Ndërsa Koreja e Jugut po ecën me ritmet e Kinës, pasi vetëm dje regjistroi 47 infektime të reja.

Sa i përket rajonit, Serbia ka më shumë të infektuar, plot 2200 të tillë dhe 58 viktima, ndërsa 1755 pozitivë me covid-19 janë shënuar në Greqi. Vendi gjithashtu ka 81 viktima. Maqedonia e Veriut, ka shkuar në 570 të prekur dhe 23 vdjekje.


Burimi:Cnnturk

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne turqi koronavirusi ne turqi

Sondazh

Poll

Bota 7 Prill 2020, 17:19

TIRANË– Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka deklaruar se Bashkimi Europian po siguron më shumë se 15 miliardë euro për t’u ardhur në...

Bota 7 Prill 2020, 16:34

TIRANË- Ish-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur sot për situatën e Koronavirus në Kosovë. Në një lidhje direkte me emisionin “Vizioni i Pasd...