Bota

Rritet numri viktimave në Francë, 1,417 persona humbin jetën brenda 24-orëve

7 Prill 2020, 18:36 Nga DOSJA
Rritet numri viktimave në Francë, 1,417 persona humbin jetën

FRANCË- Gjatë ditës së sotme në Francë është raportuar se kanë humbur jetën edhe 1,417 persona dhe numri i viktimave në total ka shkuar në 10,328. Po ashtu mediat e huaja kanë bërë të ditur se brenda 24-orëve janë infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse 11,059. Numri total i të prekurve në vend ka shkuar tashmë në 109,069 persona.

Deri më tani është bërë me dije se betejën me Covid-19 e kanë fituar 19,337, ndërsa në gjendje kritike për jetën janë 7131.

1.34 milion njerëz janë infektuar me koronavirus në të gjithë botën, ndërsa 74,000 të tjerë kanë vdekur. Italia ka arritur në shifrat e 94.067 të infektuarve dhe mbi 17 mijë numri i viktima, ndërsa Spanja ka pozitivë 140,511persona, dhe 13,897  viktima.

Kina, vendi ku filloi pandemia Covid-19 nuk ka regjistruar më vdekje të reja që prej janarit, ndërkohë që rastet e reja janë të gjithë të importuara nga jashtë. Japonia ka nisur të marrë menjëherë masat për parandalimin e koronavirusit, por ekspertët kanë frikë së mund të jetë tepër vonë. Ndërsa Koreja e Jugut po ecën me ritmet e Kinës, pasi vetëm dje regjistroi 47 infektime të reja.

Sa i përket rajonit, Serbia ka më shumë të infektuar, plot 2200 të tillë dhe 58 viktima, ndërsa 1755 pozitivë me covid-19 janë shënuar në Greqi. Vendi gjithashtu ka 81 viktima. Maqedonia e Veriut, ka shkuar në 570 të prekur dhe 23 vdjekje.

Burimi:Worldmeters

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne france koronavirusi ne france

Sondazh

Poll

Bota 7 Prill 2020, 17:19

TIRANË– Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka deklaruar se Bashkimi Europian po siguron më shumë se 15 miliardë euro për t’u ardhur në...

Bota 7 Prill 2020, 16:34

TIRANË- Ish-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur sot për situatën e Koronavirus në Kosovë. Në një lidhje direkte me emisionin “Vizioni i Pasd...