Aktualitet

Pipero: Covid-19 qëndron i fshehur për 28 ditë, ka raste edhe 37

7 Prill 2020, 20:28 Nga DOSJA
Pipero: Covid-19 qëndron i fshehur për 28 ditë, ka raste edhe 37

TIRANË– Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero shprehet se kujdesi ndaj pandemisë Covid-19, nuk është kurrë e tepërt derisa të përfundojë. Në një lidhje me Skype në emisionin “Temora”, Pipero tha se duhen 28 ditë që të negativizohet Covid-19, ndërsa shtoi se rastet më të gjata se kjo fashë kohore, janë përjashtime.  

“Përvoja në vendet e tjera ka dëshmuar se ky virus ka një periudhë intubimi mesatarisht 2-7 ditë, por varion deri në 12 ditë të sakta. Prandaj është vlerësuar periudha 14 ditë periudha në të cilët një person mund të jetë i infektuar, nuk ka shenja, por është kontaminues. Një person që ka simptoma, mjekohet dhe të trajtohet për 14 ditë dhe më pas t’i bëhet një tampon. Më pas duhet të rrijë edhe 14 ditë të tjera në shtëpi, e t’i bëhet një tampon tjetër. 1 në 28 ditë vazhdon periudha e fshehtë e sëmundjes, deri në negativizimin e saj. Ka pasur raste si ky i gazetarit italian që kanë zgjatur deri në 37 ditë, por ky është një përjashtim, jo një rregull. 

Derisa pandemia të quhet e përfunduar, kujdesi nuk është asnjëherë i tepërt. Dua të ritheksoj, se kjo pandemi sipas studimeve, duhet që nga dita e parë, nga rasti e parë, minimumi 3 muaj që të quhet e kaluar, por që vendi të quhet i pastër, duhet edhe një muaj pas rastit të fundit. Prandaj kam thënë që duhen minimalisht 4 muaj nga rasti i parë. Pra, për tu çliruar nga epidemia, duhet që të mos ketë asnjë rast nga rasti i fundit,”- tha Pipero. 

Ndërkohë prej tre javësh Shqipëria është izoluar totalisht në karantinë për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. rama ka lajmëruar një lehtësim të masave drastike dhe është shprehur se kjo gjë varet nga mënyra se si njerëzit respektojnë distancimin social dhe rregullat.

Në Shqipëri ka shkuar në 383 numri i të infektuarve nga koroanvirusi. 22 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 131 të tjerë janë shëruar. Tek Infektivi asnjë pacientë nuk është në intubacion, ndërsa tek “Shefqet Ndroqi” 3 janë në gjendje të rëndë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, qytetarët duhet të kufizojnë takimet me njëri-tjetrin, pasi sipas rasteve të fundit virusi po përhapet brenda rrethit familjar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll