Politike

PD i përgjigjet Ramës me fjalët e Tony Blair, Bardhi: Dëgjoje, gjithçka varet nga testimet

7 Prill 2020, 15:50 Nga DOSJA
PD i përgjigjet Ramës me fjalët e Tony Blair, Bardhi:

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar videon e Tony Blair, i cili dëgjohet të thotë se mënyra më e mirë për t’i dhënë fund karantinimit dhe bllokimit të njerëze është testimi. Bardhi i bën thirrje Ramës që ta dëgjojë këtë këshillë dhe të nisë testimin.

Edi Rama dëgjoje edhe Toni Blair: “Gjithçka lidhet me rritjen sa më shpejt të numrit të testimeve. Na duhet të dimë se kush e ka sëmundjen apo kush e ka kaluar. Në mënyrë që t’i japim fund bllokimit dhe t’i kthejmë njerëzit në punët e tyre. Të kthejmë pak normalitet në jetët tona të përditshme.” Edi Rama mos e fshih mungesën e përgatitjeve dhe të kiteve testuese, pas një ekipi mjekësh dhe specialistësh që kanë sakrifikuar edhe shëndetin e tyre duke u infektuar vetë nga virusi. Koha nuk pret. Nga testimet varet identifikimi i personave të infektuar, shkëputja e zinxhirit të transmetimit e më pas clirimi i ekonomisë dhe tejkalimi i kësaj krize,”– shkruan Bardhi krah videos. 

Shqipëria është futur në izolim total prej më shumë se tre javësh për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Që në fillim të muajit mars, kur Covid-19 u fut në vendin tonë, Opozita ka bërë thirrje për shtimin e testeve. Sipas PD-së, vetëm në këtë mënyrë mund të bëhet identifikimi dhe izolimi i të infektuarve. Por kryeministri Rama nuk është i këtij mendimi.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama tha se qeveria nuk e vendos dot numrin e testimeve që bëhen dhe se strategjia ndiqet nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Vetë Komiteti, në një reagim u shpreh se gjithçka që ata bëjnë është e bazuar në një ekspertizë, dhe shtojnë se përgjegjësia e tyre është që të zbatojë një strategji të mirëpërcaktuar, e cila synon të identifikojë rastet, të ndjekë dhe të ndërpresë zinxhirin e transmetimit të infeksionit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gazment bardhi tony blair edi rama gazment bardhi tony blair

Sondazh

Poll