Politike

VIDEO/ Banorja i ankohet se ka fëmijën sëmurë, merr përgjigjet e papritur nga Veliaj: E mirë, s’ka gjë

7 Prill 2020, 15:20 Nga DOSJA
VIDEO/ Banorja i ankohet se ka fëmijën sëmurë, merr

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prej ditësh ka nisur të shpërndajë vetë ndihmat në familjet në nevojë. Por për zëdhënësen e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, shfaqja e Veliajt në dyert e familjeve në nevojë është një propagandë.

“Propaganda e një dite nuk e mbush dot barkun e zbrazur në 364 ditë të këtyre banorëve. Propaganda nuk ju siguron dot ilaçet, as shërbimin shëndetësorë. Ndalni poshtrimin me propagandë bajate dhe jepuni ndihmën e nevojshme qytetarëve të Tiranës që sot janë në vështiresi.

Dëgjojini hallet e qytetares dhe përgjigjet që i jep Veliaj!”, shkruan Zhupa, teska ka publikuar dhe bisedën e qytetarit të parë të Tiranës me një banore të Shëngjergjit.  E moshuara i thotë Veliajt se ka djalin e sëmurë, ndërsa ky i fundit i përgjigjet “mirë s’ka gjë”.


BISEDA E VELIAJT ME QYTETAREN

Qytetarja: Edhe një djalë që është këtu e kam të sëmurë.

Veliaj: Si je? Si ke qenë?

Qytetari: Mirë.

Veliaj: Gëzohem që të shof

Qytetarja: Këtë djalin e kam të sëmurë.

Veliaj: Mirë, s’ka gjë.

Qytetarja: Nuk ja kanë lidhur ndihmat, nuk i kanë lidhur pension fare e kam çuar tek spitali.

Veliaj: Po pra i thash içik Osmanit që duhet me bo ato letrat e KEMP-it.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj ina zhupa masat kunder covid 19 erion veliaj ina zhupa masat kunder covid 19

Sondazh

Poll