Sport

Shërbimi ushtarak i Son shqetëson Tottenham, stërvitje brutale dhe ekspozim ndaj gazit lotsjellës

7 Prill 2020, 15:38 Nga DOSJA
Shërbimi ushtarak i Son shqetëson Tottenham, stërvitje brutale

Futbollisti i Tottenhamit, Son Heung Min, do të kryejë shërbimin ushtarak në Korenë e Jugut, teksa ka përfituar nga shtyrja e sezonit të Premier League për të përfunduar këtë detyrim ndaj shtetit të tij.

Vetë klubi anglez e ka konfirmuar një gjë të tillë, ndërsa duke nisur nga 20 prilli, Son do i bashkohet trupave të marinës në ishulli Jeju për një muaj. Por stërvitja ushtarake duket të jetë vërtetë sfiduese dhe Tottenhami mund të ketë nisur të shqetësohet kur ka mësuar se çfarë i duhet të kalojë sulmuesi i tyre.

Pjesë e stërvitjes është edhe hyrja në një dhomë me gaz, ku lojtari 27-vjeçar do të duhet të gjuajë me armë të vërtetë dhe të reagojë njësoj sikur do të gjendej në një betejë të vërtetë lufte. Gjithashtu do të bëjnë stërvitje të ndryshme kimike, biologjike, bërthamore dhe e radiologjike.

(e.c.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kore e jugut son heung-min kore e jugut son heung-min

Sondazh

Poll