Sport

Dorë e ashpër në kombëtare, trajneri i Anglisë përjashton nga skuadra yllin e Guardiolës

7 Prill 2020, 14:57 Nga DOSJA
Dorë e ashpër në kombëtare, trajneri i Anglisë

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka marrë një vendim të ashpër për mbrojtësin Kyle Walker. Ylli i Premier League (Man. City) ditët e fundit ishte në faqet e para të gazetave, meqë rezultoi se kishte organizuar një festë me prostituta dhe balerina.

Kur po jepte leksione për të qëndruar në shtëpi gjatë koronavirusit për fansat e tij, mbrojtësi bëri një veprim të turpshëm dhe do i kushtojë shumë rëndë.

Tekniku i” Tre Luanëve” ka vendosur që Walker të mos luajë më me kombëtaren angleze. Ky vendim është shumë i ashpër, si ai që ka pësuar Karim Benzema nga Franca.

Walker, me 48 ndeshje gjithsej me Anglinë, ka kërkuar falje më shumë se një herë për veprimin e tij, por Southgate nuk pritet të ndryshojë mendje për ndëshkimin. Imazhi i kombëtares vjen para të gjithave.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport angli southgate walker angli southgate walker

Sondazh

Poll