Sport

Koronavirusi “ngrin” futbollin, Partizani do japë vetëm pagën bazë për futbollistët

7 Prill 2020, 12:31 Nga DOSJA
Koronavirusi “ngrin” futbollin, Partizani do japë vetëm

Partizani ka marrë një vendim të rëndësishëm në këto ditë të vështira të koronavirusit, kur kampionati shqiptar është i ndërprerë. Burime pranë klubit të kuq shprehen për Dosja.al se drejtuesit së fundmi kanë njoftuar lojtarët në lidhje me pagat.

Meqë për momentin këta të fundit praktikisht nuk janë në shërbim të klubit, por në kushte karantine, Partizani ka vendosur që t’i paguajë pjesërisht.

Saktësisht, “Demat e kuq” japin një pagë fikse dhe një tjetër shtesë, e cila jepet në formën e shpërblimit në bazë të performancës dhe sjelljes së lojtarit. Kjo shtesë është një bonus i përfshirë te të drejtat e imazhit të lojtarit, për të cilin klubi nuk paguan taksa.

Partizani ka njoftuar lojtarët se do të vijojnë të paguhen, por deri kur të rinisë sezoni ata nuk do ta përfitojnë shpërblimin. Pra, pjesa e dytë e pagës së tyre do të jepet vetëm kur të luajnë. E sigurt është që paga bazë e lojtarëve është e mjaftueshme për të përballuar jetesën e zakonshme në Shqipëri.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport pagat partizani vendimi pagat partizani vendimi

Sondazh

Poll