Sport

Reali nuk e njeh fjalën “krizë”, gati 125 mln euro për adoleshentin e futbollit portugez

7 Prill 2020, 15:02 Nga DOSJA
Reali nuk e njeh fjalën “krizë”, gati 125 mln euro

Nëse mendoni se kriza e koronavirusit do ta pengojë Real Madridin për të investuar në merkato, e keni gabim. Mediat spanjolle raportojnë se “Los Blancos” kanë një synim të ri në Portugali.

Madrilenët po interesohen seriozisht për Fabio Silvën, 17-vjeçar, i cili luan për Porton. Sulmuesi i talentuar ka kontratë me klubin luzitan deri në verën e vitit 2022 dhe ka një klauzolë lirimi 125 milionë euro.

Kjo shifër është tepër e lartë për një lojtar adoleshent, por nga Real Madrid mund të pritet gjithçka, sidomos kur në krye të klubit është Florentino Perez. Ky i fundit ka treguar vazhdimisht se nuk kursehet, kur ka bindje te një futbollist.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fabio silva merkato real madrid fabio silva merkato real madrid

Sondazh

Poll