Sport

Përplasje ndërmjet klubeve dhe lojtarëve të Serie A, shkak bëhen rrogat

7 Prill 2020, 12:47 Nga DOSJA
Përplasje ndërmjet klubeve dhe lojtarëve të Serie A, shkak

Vazhdon të jetë një temë shumë e nxehte ajo e uljes së rrogave të lojtarëve të Serie A per shkak të ndalimit të kampionatit.

Me sa duket, ka pasur një përballje të fortë dhe të rëndë ndërmjet lojtarëve që përfaqëson Shoqata e Futbollistëve Profesionist dhe Ligës së Serie A që përfaqëson klubet.

Ditën e djeshme është arritur marrëveshja e parë ndërmjet klubeve se si do te ulen rrogat, por ka qënë një marrëveshje me tone tepër të larta dhe e kundërshtuar nga lojtaret.

Te ky takim ka munguar vetem Juventus që e ka rregulluar në mënyrë të brendshme këtë situate.Nga lojtarët ka dalē në pah një akuzë shumë e rëndë për të gjitha klubet që nuk paguajnë rrogat e marsit dhe prillit por edhe majin dhe qershorin.

Nëse nuk do të ketë një marrëveshje me lojtarët, tregon Gazzetta dello Sport, atëherë klubet do të vendosin pa u konsultuar me ta edhe pse do të sillte mjaft pakënaqësi. Në këtë moment duket se lojtarët nuk dëshirojnë të heqin dorë nga asgje edhe pse kjo është një lëvizje që mund të shpëtojë futbollin dhe klubet.

(e.ç./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gazzeta dello sport koronavirusi ne sport seria a gazzeta dello sport koronavirusi ne sport seria a

Sondazh

Poll