Aktualitet

MBANI FRYMËN! “Casa de Papel” premton dy sezone të tjerë por koronavirusi u prish xhirimet, skenaristët të penduar: Bë

7 Prill 2020, 14:12 Nga DOSJA
MBANI FRYMËN! “Casa de Papel” premton dy sezone të

TIRANË– Seriali që ka mbajtur mbërthyer të gjithë botën, nuk përfundon me katër sezone! Edhe pse izolimi për shkak të karantinimit mund t’ju ketë bërë që t’i përpini tetë episodet plot aksion, mbani frymën: ju presin edhe dy sezone të tjerë. Madje nuk dihet asnjëherë se kur do të përfundojë.

Media spanjolle, Marca, shkruan se Casa de Papel do të ketë të paktën edhe dy sezone të tjerë, që janë përkatësisht i pesti dhe i gjashti. Madje sipas planeve të stafit, xhirimet do të kishin filluar në mars të këtij viti, por janë shtyrë për shkak të koronavirusit.

Koordinatori i skenarit, Javier Gomez Santander është shprehur për mediet spanjolle se seriali do të vazhdojë dhe se ata ende nuk i kanë vendosur fundin.

“S’e kemi menduar ndonjëherë se sa mund të zgjasë seriali. Koronavirusi na bëri që të shtynim xhirimet, por gjithçka do të fillojë, kapitull pas kapitulli. Nëse do ta dinim se do të ktheheshim në fenomen, nuk do ta kishim vrarë Berlin, por tashmë nuk e ringjallim dot,”- mësohet të ketë thënë Santander.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet casa de papel javier gomez santander casa de papel javier gomez santander

Sondazh

Poll