Politike

Basha shjegon pse kërkon testim masiv: Kështu do identifikojmë të infektuarit dhe do ndërpresim zinxhirin e infektimeve

6 Prill 2020, 20:37 Nga DOSJA
Basha shjegon pse kërkon testim masiv: Kështu do identifikojmë

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka treguar se përse kërkon shumë testime në kuadër të situatës së Covid-19. Në një lidhje me Skype në “Opinion”, Basha u shpreh se duhen bërë më shumë testime për të mundur izolimin dhe identifikimin e të infektuarve.

Ka një logjikë fare të thjeshtë, duhet të kemi informacion  sa më të saktë për gjendjen. Nëse nuk testojmë dhe nuk kemi informacion të saktë, atëherë kuptohet se shifrat që kemi janë shumë më pak se sa realja. Si mund të izolojmë ne njerëzit pa i testuar? Kjo sjell zgjatjen e karantinimit dhe rritjen e kostos ekonomike. Shqipëria nuk mund të ketë më pak testime se sa maqedonia e veriut, popullsia e të cilës është shumë herë më e vogël. Duhen bërë mesatarisht 12 testime për çdo person. Kjo është pjesë e infektimit,”– tha Basha.

Shqipëria prej më shumë se tre javësh është futur në një izolim total, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Ndërkohë numri i të infektuarve ka shkuar në  377 persona dhe deri më tani janë shënuar 22 viktima. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19. Harta e rasteve të reja është zgjeruar sot në Tiranë, Shkodër dhe në Has. Deri më tani në Shkodër janë shënuar 6 raste të reja, mes tyre dhe një infermier që mund të ketë infektuar dhjetra persona të tjerë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi lulzim basha koronavirusi ne shqiperi lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 6 Prill 2020, 18:00

TIRANË– Minsitri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i është përgjigjur deklaratës së krzetares në detzrë të Bashkisë Shkodër, duke i thënë se është e paaftë që t...