Aktualitet

Protesta për shpërblimin 1 mijë €, Rama: Mos u bëni masha politike. Përgjigjen mjekët: Jemi në krye të detyrës

7 Prill 2020, 06:49 Nga DOSJA
Protesta për shpërblimin 1 mijë €, Rama: Mos u bëni

LEZHË- Infermierët dhe mjekët e Urgjencës së Lezhës janë ngritur në protestë dhe shprehen se janë të indinjuar pasi nuk kanë marrë shpërblimin prej 1000 euro për muajin mars, që sipas tyre ju premtoi kryeminisitri. Ata kanë deklaruar se qeveria nuk po vlerëson për punën e tyre, pasi për muajin mars u ka dhënë shpërblim vetëm 5 mijë lekë.  Bluzat e bardha kanë deklaruar se këtë shpërblim do ua kalojnë familjeve në nevojë dhe se punën e tyre nuk do ta ndërpresin.

“Na u premtuan 1000 euro dhe na dhanë 5000 lekë. Refuzojmë këtë shpërblim, do ua kalojmë familjeve në nevoje. Ne do të vijojmë punën pavarësisht rrezikut. Është absurde ajo që na u dha nga ajo që na u premtua,”- u shpreh një mjek.

Pak orë më vonë ka reaguar vetë kryeministri Edi Rama, i cili shpjegoi edhe skemën e shpërndarjes së shpërblimeve. Rama tha se shpërblimin do ta përfitojnë të gjithë ata që do të trajtojnë të infektuarit me koronavirus.

Pas reagimit të kreut të qeverisë, Spitali Rajonal i Lezhës ka bërë një deklaratë të firmosur nga të gjithë mjekët, ku shprehen se s’kanë kërkuar shpërblimin qëu takon kolegëve të tyre në vijën e parë. Mjekët deklarojnë se ata janë në krye të detyrës dhe nuk bëhen pjesë e asnjë lojë politike. 

Unë e kam thënë shqip që do të paguajmë 1000€ mbi pagën për mjekët e infermierët në Vijën e Zjarrit! Kush ka ngatërruar vijën e zjarrit në spitalet Covid e në autoambulanca, me detyrën e bluzës së bardhë në territor, duhet të kthjellohet e të mos turpërojë bluzën e bardhë! Kush i nxit nga jashtë kërkesat për shpërblime pa asnjë sens bën politikën e mbrapshtë që ka bërë gjithnjë dhe do ndëshkohet nga populli, kush nga brenda bëhet mashë politike cënon misionin e shenjtë e moralin e bluzave të bardha në këtë luftë dhe nuk do të justifikohet në vijim!,“-shkruan Rama. 

Ndërsa disa ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se infermierët dhe mjekët do të marrin edhe 1000 euro bonus në muaj gjatë kohës së Covid-19, ndërsa shoferët e ambulancave dhe sanitaret, nga 500 euro bonus. Megjithatë sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 41 prej mjekëve të infektuar janë nga disa prej qarqeve të Shqipërisë (përfshihet edhe Tirana) por mesa duket për ta, edhe pse po rrezikojnë jetën në krye të detyrës nuk është menduar asnjë. 

(J.V. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama mjekët dhe infermierët në protestë viktimat e covid ne shqiperi edi rama mjekët dhe infermierët në protestë viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll