Aktualitet

Shqiptarët mund të bëjnë pazar nga ora 05:00 e mëngjesit deri në 13:00 të mesditës, Rama: Burg për ata që marrin pensi

7 Prill 2020, 06:10 Nga DOSJA
Shqiptarët mund të bëjnë pazar nga ora 05:00 e

Shqipëri- Shqiptarët janë të izoluar në banesat e tyre, për shkak të masave të marra nga  qeveria për COVID-19. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama njoftoi një ditë më parë se orari i qytetarëve për të bërë pazar do të jetë nga ora 05:00 e mëngjesit deri në 13:00 të mesditës. Ai u shpreh se  të gjithë qytetarët që duan të bëjnë pazare, mund t’i bëjnë ato me makinat e tyre, por vetëm, dhe me autorizimin përkatës. Ndërsa për qytetarët që do të kapen në makinë me pensionistë apo familjarë të tjerë, do të burgosen, përveç se do iu hiqet patentat dhe do iu sekuestrohet makina.

Po kështu, kreu i qeverisë deklaroi se nga dita e sotme do të nisë edhe shpërndarja e pagave të para të luftës, që do të marrin të gjithë ata që kanë mbyllur biznesin me urdhër qeverie. Rama deklaroi se do të shpërndahen sot 9500 pagat e para.

Sakaq, numri i të infektuarve në Shqipëri ka shkuar në  377 persona dhe deri më tani janë shënuar 22 viktima. Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19. Po kështu, harta e rasteve të reja është zgjeruar  në Tiranë, Shkodër dhe në Has. Deri më tani në Shkodër janë shënuar 6 raste të reja, mes tyre dhe një infermier që mund të ketë infektuar dhjeëra persona të tjerë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama plani i masave per covid-19 edi rama plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll