Aktualitet

Ditët e karantinës, çfarë kërkojnë shqiptarët në internet, rekord leja për të dalë dhe… bastet online

7 Prill 2020, 05:09 Nga DOSJA

Në totalin e 12 muajve të fundit (nga prilli i kaluar deri më tani) fjalët që janë klikuar më shumë janë koronavirus, bet365mx, lux777, koronavirus update (të dhënat më të fundit për koronavirus) dhe “earthquake” apo tërmeti. Siç mund të shihet dy prej fjalëve më të klikuara u përkasin faqeve të basteve sportive online.

Por çka ndodhur me kërkimet në google në 30 ditët e fundit? Të dhënat e google tregojnë se në krye të kërkimit është “leje për dalje”. Së fundmi nga qeveria janë marrë masa për dalje të kontolluara të qytetarëve në fasha orare të përcaktuara. Po kështu për të dalë duhet të sigurohet autorizim nga e-albania ose nga policia. Pikërisht vendosja e këtyre mekanizmave të kontrollit ka bërë që në harkun e një muaji kërkimi kryesor në internet të jetë ai sesi të sigurohet një lejë për dalje. Fjala e dytë me të cilën është kërkuar më shumë në google në 30 ditët e fundit është “shqipëriaqëduam.al”.

Rritja e klikimeve për këtë web duket se lidhet me nismën direkte të Kryeministrit që në datë 24 mars vendosi që të gjithë qytetarët që donin të komunikonin me të të shkruanin pikërisht në këtë platformë. Covid-19 është fjala e tretë kyçe ndërsa e katërta është vlerësimi i popullatës dhe e pesta sërish lidhet me lejet për dalje por këtë herë duke i shoqëruar me fjalën tjetër e-albania.

Nëse kalojmë tek ajo se çfarë kanë kërkuar shqiptarët në kanalin tjetër Youtube rezulton një alternativë e gjerë nga serialet turke si Ertogruli tek recetat dhe specifikisht sesi bëhet pica.

Marrë nga Monitor 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptarët në internet viktimat e covid ne shqiperi shqiptarët në internet viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll