Aktualitet

15 pacientë të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19, shkon në 131 numri i të shëruarve, Rama: Lajm i mirë!

7 Prill 2020, 05:49 Nga DOSJA
15 pacientë të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19,

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar së fundmi se 15 pacientë të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19. “Lajm i mirë: 15 të shëruar sot”, shkruan Rama në një postim në Facebook. Tashmë, numri total i të shëruarve në Shqipëri ka shkuar në 131.

 

Ndërkohë,  Shqipëria prej më shumë se tre javësh është futur në një izolim total, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Numri i të infektuarve ka shkuar në  377 persona dhe deri më tani janë shënuar 22 viktima. Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19. Po kështu, harta e rasteve të reja është zgjeruar  në Tiranë, Shkodër dhe në Has. Deri më tani në Shkodër janë shënuar 6 raste të reja, mes tyre dhe një infermier që mund të ketë infektuar dhjeëra persona të tjerë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet viktimat e covid ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll