Aktualitet

383 të infektuar dhe 22 viktima. MSH: Të prekura nga covid-19 edhe gra shtatzëna, sot nis testimi i ri

7 Prill 2020, 05:40 Nga DOSJA

SHQIPËRI- 383 të infektuar, 22 viktima dhe 131 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i ‘luftës’ me COVID-19 në Shqipëri. Dje, pasdite u shënua edhe viktima e 22, pasi humbi jetën në spitalin infektiv, një 90-vjeçar, i cili vuante edhe nga dita sëmundje të tjera.

Ndërkohë sot është shënuar numri më i vogël i të prekurve prej dy javësh, me vetëm 6 raste të reja. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, infektimet e reja janë shtuar brenda rrethit familjar dhe ka kërkuar që qytetarët të shmangin takimet me njëri-tjetrin. 

Pasi ka përditësuar të dhënat zyrtarë të bilancit të covid-19 në vend, shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino ka bërë me dije se të infektuara me covid-19 kanë qënë edhe gra shtatzëna por kanë pasur shenja të lehta. Ndërsa lidhur me testin e ri, shefja e sëmundjeve infektive ka bërë me dije se do të aplikohet për të ndihmuar me diagnozën e sëmundjes. Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë ka pranuar se ka edhe anëtarë të tjerë të Task Forcës të infektuar me covid-19 por nuk ka bërë të ditura detaje të tjera. 

75-vjeçari i dyshuar me koronavirus nga Poliçani ka rezultuar negativ, ndërsa një tjetër infermiere e infektuar është shëruar. Në Korçë është infektuar një punonjës i Drejtorisë së Kufirit, i cili e ka marrë covid-19 nga një koleg i tij, i identifikuar disa ditë më parë. Për të shmangur infektime të tjera, është bërë edhe dezinfektimi i ambienteve të këtij institucioni dhe ka filluar hetimi për kontaktet e punonjësit. 

Dje, Eugena Tomini, shefe e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik ka deklaruar se Shqipëria është në nivelin e mesatares së Evropës sa i takon përqindjes së numrit të të vdekjeve nga të prekurit nga COVID-19. Ajo theksoi se nga sot do të nisë testimi i ri për COVID-19, ku do zbulohen njerëzit e shëndetshëm dhe ata që e kanë kaluar virusin. Dje, nuk mungoi edhe një deklaratë e zv/ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli, për “A2CNN”, e cila deklaroi se vendi ynë ka kapacitete për më shumë testime për koronavirusin, por “janë bërë aq testime sa ka qenë e nevojshme”.

(k.m/J.V/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll