Aktualitet

COVID-19/ Tritan Kalo: Nuk është sakrificë të qëndrosh në shtëpi, jemi në luftë me një armik të padukshëm, shumë vr

7 Prill 2020, 06:24 Nga DOSJA
COVID-19/ Tritan Kalo: Nuk është sakrificë të qëndrosh

Tiranë- Mjeku i njohur, Tritan Kalo ka deklaruar së fundmi se jemi në luftë me një armik të padukshëm, vrastar dhe thekson se mjekët po luftojnë çdo ditë me të. Nëpërmjet njuë postimi në Facebook, ai i bën thirrje shqiptarëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe shprehet se ditë të mira do na vijnë.

NUKU është sakrificë të qëndrosh në shtëpi, përkundrazi është një faktor i domozdoshëm i triumfit të jetës ndaj vdekjes….DITË më të MIRA do të vinë NËSE do të dimë të mirë-përballemi me këtë ARMIK = Covid-19…..JU DUAM SHUMË!!!”, shprehet Kalo. 

Reagimi:

JAVË të MBARË e të BARDHË ju Bashkëkombasit e mi….6.04.2020….DUKE u KTHYER në shtëpi pas një ditë pune në VIJËN e PARË të Luftës kundër Sars-Cov2/Covid-19….Jemi në luftë me një armik të padukshëm, tinzar dhe shumë vrastar në Spitalin Covid-1, në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive në QSUT, NJË EKIP MJAFT I HARMONIZUAR: Mantelbardhësh, Imazheristësh, Farmacistësh, Infermjerësh, Sanitaresh, Barelistësh, Shoferësh, Forcash të Rendit, etj…..NUKU i kemi shkëputur lidhjet për asnjë çast edhe me kolegët tanë të nderuar të Sëmundjeve të Brëndëshme dhe të Shërbimit të Imazherisë në Urgjencën Polivalente, sepse edhe ata përballen dita-ditës me diferencimin e rasteve të prekura prej këtij infeksioni…..BASHKËPUNIMI është thelbësor në përballje të tilla shumëdimensionale….Për çdo sekondë Shërbimi i DDD-së në QSUT na gjindet aty, duke u kujdesur për mirëdezinfektimin e mjediseve tona….ME DURIM dhe me më shumë VETNDËRGJEGJËSIM të gjithë NE do tia dalim mbanë…..NUKU është sakrificë të qëndrosh në shtëpi, përkundrazi është një faktor i domozdoshëm i triumfit të jetës ndaj vdekjes….DITË më të MIRA do të vinë NËSE do të dimë të mirë-përballemi me këtë ARMIK = Covid-19…..JU DUAM SHUMË!!!

Ndërkohë, numri i të infektuarve në Shqipëri ka shkuar në  377 persona dhe deri më tani janë shënuar 22 viktima. Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19. Po kështu, harta e rasteve të reja është zgjeruar  në Tiranë, Shkodër dhe në Has. Deri më tani në Shkodër janë shënuar 6 raste të reja, mes tyre dhe një infermier që mund të ketë infektuar dhjeëra persona të tjerë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tritan kalo viktimat e covid ne shqiperi tritan kalo viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll