Sport

Kaq ishte! Bayern nuk duron më dhe rikthehet në fushë duke filluar nga nesër

5 Prill 2020, 21:06 Nga DOSJA
Kaq ishte! Bayern nuk duron më dhe rikthehet në fushë duke

Duke nisur nga nesër, Bayern do të rikthehet zyrtarisht në stërvitje. Nuk është klubi i parë në Bundesligë që e bën këtë, por urdhri për pezullimin e seancave stërvitore në Gjermani ishte deri më 5 prill.

Trajneri Hansi Flick do të stërvitë djemtë e tij në “Säbener Strasse” në orare të ndryshme. Skuadra do të ndahet në disa orare, në mënyrë që të mos ketë kontakt ndërmjet tyre. Klubi ka njoftuar tifozët se seanca stërvitore do të regjistrohet me kamera, kështu që nuk është nevoja për ta ndjekur nga afër.

Gjermanët po përgatiten për të vijuar më tej me sezonin futbollistik. Ndoshta në gjysmën e majit skuadrat do të përballen me njëra-tjetrën sipas kalendarit. Ndeshjet do të luhen në mesjavë dhe në fundjavë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern bundesliga futboll bayern bundesliga futboll

Sondazh

Poll