Sport

Ka një gjë që nuk shkon me këtë botë, e tregojnë pagat e dy dështakëve të Realit

5 Prill 2020, 20:35 Nga DOSJA
Ka një gjë që nuk shkon me këtë botë, e

Doni të dini dy arsye pse bota nuk po shkon në drejtimin e duhur? Kemi dy emra: Gareth Bale dhe James Rodriguez. Ata këtë sezon (madje prej vitesh) janë dështime në “Santiago Bernabeu” dhe zakonisht ngrohin stolin, por pagat e tyre janë marramendëse.

Uellsiani përfiton 29 mln euro në vit, kurse kolumbiani – deri vjet i huazuar te Bayern – 16.4 mln euro në vit. Asnjë nga të dy nuk konsiderohet i paprekshëm nga trajneri Zinedine Zidane, por deri tani nuk janë shitur. Presidenti Florentino Perez është bindur së fundmi dhe do t’i largojë të dy në merkaton e verës.

Kontrata e Bale skadon në vitin 2022, ndërsa ajo e James në qershorin e ardhshëm, gjë që e pakëson mundësinë e Realit për të fituar mirë nga transferimet e tyre.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bale james real madrid bale james real madrid

Sondazh

Poll