Aktualitet

“E kanë si bukën e përditshme”, Artan Hoxha tregon si sigurohet droga në kohën e pandemisë: Përmes ujit, Covid-19 i r

6 Prill 2020, 15:46 Nga DOSJA
“E kanë si bukën e përditshme”, Artan Hoxha tregon si

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha është shprehur se trafikimi i lëndëve ka vazhduar procesin e saj, me disa ndryshime të vogla edhe gjatë pandemisë së Covid-19. Në një lidhje me Skype në Abcnews, Hoxha tha se tashmë trafikimi bëhet përmes ujit, pasi bllokimi i rrugëve dhe avionëve, u ka sjellë vështirësi. Gazetari shtoi se pandemia ka sjellë rritjen e çmimit të të lëndëve narkotike, ndërsa u shpreh se kjo gjë nuk i ndalon përdoruesit të blejnë kokainë apo kanabis, pasi për ta është si buka përditshme. Aq e nevojshme.

“Ua ka vështirësuar mënyrën, por nuk e ka ndaluar. Trafikimi bëhet përmes ujit, sepse bllokimi i avionëve dhe rrugëve nuk ua lejon më këtë gjë. Pra çmimi i lëndëve narkotike është rritur sepse është vështirësuar mënyra. Por kjo nuk i ka penguar ta blejnë atë, sepse përdorusit, kokaina dhe kanabisi është siç kemi ne produktet e përditshme ushqimore. Është is buka për ta. Tashmë trafikimi bëhet përmes ujit, dhe gjithçka del nga Amerika Latine. Me siguri tashmë kanë ardhur ngarkesa me drogë ose do të vijnë shumë shpejt në Europë. Gjithsesi nuk është problem të sigurosh lëndën narkotike, por problem i madh është qarkullimi i parave. Me bllokimin e avionëve, e kanë të pamundur të qarkullojë leku. Në Itali ku masat u morën më shpejt është rritur çmimi me 10-12 ose me 15 mijë euro më shumë seç ishte para se të vinte Covid-19,”- tha Artan Hoxha ndër të tjera.

Përsa i përket arrestimeve të bëra gjatë kohëve të fundit, Hoxha tha se ka ndihmuar izolimi.

Izolimi ka bërë që të gjithë të kërkuarit të shkojnë drejt shtëpive të tyre. Pra policia ka arrestuar dhe ka vepruar në zona që i njeh mirë tashmë, si veprojnë dhe ku banojnë. Siç ishte arrestimi i klement çalës dhe të vëllait të tij. Pra policia është në vijën e parë të luftës me covid-19, por ka vepruar kundër kriminelëve në zona që dihen dhe njihen tashmë,”- tha Hoxha.

Ndërkohë Shqipëria vijon luftën me Covid-19. Numri i të infektuarve ka shkuar në  377 persona dhe deri më tani janë shënuar 22 viktima. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19. Harta e rasteve të reja është zgjeruar sot në Tiranë, Shkodër dhe në Has. Deri më tani në Shkodër janë shënuar 6 raste të reja, mes tyre dhe një infermier që mund të ketë infektuar dhjetra persona të tjerë.

 (f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha trafiku i droges ne shqiperi artan hoxha trafiku i droges ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Prill 2020, 09:57

TIRANË – Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka liruar drejtorin e burgut ‘313’, Eduart Strugën, duke e lënë në masën “ar...