Aktualitet

Aktori i mirënjohur i humorit, Gëzim Kruja përcillet pa homazhe për në banesën e fundit

6 Prill 2020, 12:16 Nga DOSJA
Aktori i mirënjohur i humorit, Gëzim Kruja përcillet pa homazhe

SHKODËR– Ditën e sotme përcillet për në banesën e fundit pa homazhe, aktori i mirënjohur i humorit, Gëzim Kruja.

Për  shkak të situatës së pazakontë që është krijuar në vend si shkak i koronavirusit aktori shkodran Gëzim Kruja është  përcjellë pa homazhe.

Kruja ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 80-vjeçarare për shkak të probleme shëndetësore që ka pasur vitet e fundit.

Ndër vite gjatë gjithë karrierës së tij aktori shkodran që ka mbetur në mendjen e çdo shqiptari është nderuar me tituj të mëdhenj për artin  e tij, por sot Kruja është përclljellë për në banesën e fundit pa homazhe në teatrin ‘Migjeni’ dhe pa  pjesmarrjen e njerëzve që e donin artin e tij.

Aktori i njohur i humorit Gëzim Kruja, u nda nga jeta ditën e djeshme. Ai u shua në moshën 80-vjeçare pas probelemve shëndetësore që kishte muajt e fundit. Dalja e fundit në skenë e Krujës ka qenë në ditëlindjen e tij të 80-të, ku organizoi dhe një shfaqe në teatrin “Migjeni” në Shkodër.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gezim kruja koronavirusi ne shkoder vdes gëzim kruja gezim kruja koronavirusi ne shkoder vdes gëzim kruja

Sondazh

Poll