Aktualitet

Shkon në 22 numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri, vdes 90-vjeçari

6 Prill 2020, 13:02 Nga DOSJA
Shkon në 22 numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri, vdes

TIRANË– Një pacient 90-vjeçar, i prekur edhe nga COVID19, ka humbur jetën në spitalin infektiv, si pasojë e tromboembolisë pulmonare, duke e çuar numrin e viktimave në Shqipër në 22.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 90-vjeçari vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese (tromboemboli pulmonare, diabet mellitus, hipertension). Pacienti i ndjerë ka ndërruar jetë ditën e sotme për shkak të tronboembolisë pulmonare.

Ndërkohë numri i të infektuarve në Shqipëri ka shkuar në  377. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19. Harta e rasteve të reja është zgjeruar sot në Tiranë, Shkodër dhe në Has. Deri më tani në Shkodër janë shënuar 6 raste të reja, mes tyre dhe një infermier që mund të ketë infektuar dhjetra persona të tjerë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll