Aktualitet

6 Prill 2020, 09:57 Nga DOSJA

TIRANË – Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka liruar drejtorin e burgut ‘313’, Eduart Strugën, duke e lënë në masën “arrest shtëpi”. Ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij, shefi i logjistikës së burgut 313, Florin Ahmeti dhe tregtari Ervin Kërtulli u lanë në burg. Vendimi u mor gjatë seancës së ditës së sotme, e cila nisi në orën 12:00 dhe përfundoi pas tre orësh.

Prokuroria e Posaçme apo ndryshe SPAK kërkoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 3 të pandehurit, të cilët akuzohen për korrupsion, pasi dyshohet se kanë përfituar para në mënyrë të paligjshme. Ndërsa GJKKO vendosi të lirojë Strugën, dhe la në burg dy bashkëpunëtorët e tij, pasi sipas gjykatësit, nuk kishte prova të mjaftueshme që e implikonin drejtorin e burgut në abuzime me tenderin, për të cilin akuzohej. 

Sipas hetimeve një mujore të SPAK, të cilat nisën pas një denoncim nga qytetarët, Struga në bashkëpunim me shefin e Logjistikës së burgut, Florjan Ahetaj kishin përfituar të ardhura nga pasi kanë favorizuar Ervin Kurtelën, për një mini-market brenda burgut. 

Sipas organit të akuzës, të dy kanë kërkuar rreth 550 mijë lekë për të lejuar subjektin tregtar që të ushtronte funksionin e tij brenda ambienteve të burgut.

Struga u emërua në postin aktual tek “313-ta” më tetor të viti të shkuar nga Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Emërimi i tij u bë një ditë pasi drejtori i Burgjeve Agim Ismaili deklaroi se nga qelitë janë porositur vrasje dhe policët u shesin kokainë të dënuarve. 

(k.m;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arresohet eduart struga eduart struga spak arresohet eduart struga eduart struga spak

Sondazh

Poll