Aktualitet

Shqiptarët e bllokuar në kufi, Avokatja e Popullit: Nuk mund të mbahen jashtë territorit të Shqipërisë

6 Prill 2020, 14:39 Nga DOSJA
Shqiptarët e bllokuar në kufi, Avokatja e Popullit: Nuk mund të

TIRANË– Teksa dhjetëra shtetas shqiptarë vazhdojnë të qëndrojnë në tokë neutrale, mes Greqisë dhe Shqipërisë, pasi qeveria e Tiranës nuk lejon futjen e tyre në territor, Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, në një lidhje Skype për Syri TV, u shpreh se, hyrja e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë, është një e drejtë që buron edhe nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut.

“Është e pamundur të mbash jashtë vendit tënd qytetarët shqiptarë. Pavarësisht se ku e ka rezidencën, shtetasi shqiptar duhet të lejohet të futet në territorin e Shqipërisë në momentin që paraqitet në një prej pikave kufitare. Këtë nuk e themi ne por e thotë neni 3 i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Besoj se do gjenden mundësitë që këta qytetarë të kenë një ndihmë nga shteti apo me një çmim të arsyeshëm për rastin konkret”, u shpreh Avokatja e Popullit.

Sa i përket qëndrimit nëpër hotele, me shpenzime personale, siç u shpreh edhe kryeministri Rama, Ballaca u shpreh se:

“Qeveria shqiptare nuk ka shpenzuar shuma të mëdha në këto çështje. Ky është një detyrim që shtetet e kanë marrë përsipër për azilantët. Shqipëria ka kapacitete të kufizuara. Ne jemi të gjithë në karantinë dhe se ku do të bëhet karantina nëse hyjnë në territor, këta mund ta zgjidhin përmes një padie gjyqësore. Tani nuk është e rëndësishme të themi se sa do të paguajnë për hotelin, por e rëndësishme është të futen në territor. Besoj se kostoja nuk do të jetë e lartë. Nuk është e pamundur që ata të bëjnë një pagesë. Edhe në rastet kur kanë shkuar avionë për të marrë qytetarët, sërish këta kanë paguar. Ne nuk mund të themi se jemi vend i pasur, por unë jam i bindur se atë që do të ketë mundësi qeveria për ta bërë, do ta bëjë”.

A mund të bëjnë padi ndaj qeverisë shqiptare?

“Kjo është një e drejtë e tyre nëse mendojnë se u janë shkelur të drejtat. Edhe qeveria duhet ti paraqisë me një dokument pse nuk i lejon të futen në territor”, tha Avokatja e Popullit.

(Marrë nga Syri.net)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erinda ballanca koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 erinda ballanca koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Prill 2020, 09:57

TIRANË – Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka liruar drejtorin e burgut ‘313’, Eduart Strugën, duke e lënë në masën “ar...