Gjykata e Apelit jep vendimin për Henri Çilin, lë në fuqi masën “detyrim paraqitje”
TIRANË– Gjykata e Apelit Gjirokastër ka lënë në fuqi vendimin “detyrim paraqitje” për botuesin Henri Çili. Gjykata e Apelit ka rrëzuar pretendimet e Prokurorisë, e cila një muaj më parë, apeloi vendimin e Gjykatës së Përmetit të dhënë të dielën për botuesin Henri Çili. Akuza nuk ishte dakort me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Çilin dhe kërkoi një masë më të rëndë, por kjo kërkesë është rrëzuar ditën e sotme nga Gjyakat e Apelit.
Henri Çili, pronari i UET, u arrestua gjatë operacionit “Mezhgorani”. Bashkë me të u arrestuan avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 28 persona të tjerë. Botuesi u akuzua për 6 vepra penale, ku më e rënda është ajo e ushtrimit të ndikimit tek gjyqtarët për të liruar Arbion dhe Alban Aliko, dy lazaratasit e dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat, Ibrahim Basha.
Pak ditë pas arrestimit, Gjykata e Përmetit të dielën dha masat e sigurisë dhe për Çilin dhe avokatët e tij, duke i lënë të lirë. 16 persona janë lënë në burg, mes tyre është Amarildo Aliko, kushëriri i Alban dhe Arbjon Alikos, të dënuarve për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha. Ndërsa në arrest shtëpie është lënë avokati i Çilit, Ilir Korbi dhe Besnik Fishta.
Vetë botuesi në një deklaratë për mediat u mbrojt dhe tha se kundër tij nuk qëndron asnjë akuzë, pasi ai s’ka bërë asnjë veprim të jashtëligjshëm. Çili tha se gjithçka që ai kishte bërë ishte brenda rregullave, pasi kishte një kompani ligjore ndërmjetësimi.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Bllokimi i shqiptarëve në kufi, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Trajtim denigrues, Kushtetuta detyron qeverinë të lejojë kal
TIRANË- Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar sot kundër vendimit të qeverisë pr të lënë të bllokuar në kufi për shkak të situatës së COVID-19. Në një d...
Shkon në 22 numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri, vdes 90-vjeçari
TIRANË– Një pacient 90-vjeçar, i prekur edhe nga COVID19, ka humbur jetën në spitalin infektiv, si pasojë e tromboembolisë pulmonare, duke e ç...
Emigrantët e bllokuar në kufi/ Policia jep njoftimin e rëndësishëm: Lejohen të futen në atdhe shqiptarët që janë rezid
Tiranë- Policia e Shtetit ka njoftuar se në atdhe do të futen vetëm ata qytetarë që janë rezidentë në Shqipëri, të cilët pas mbylljes së kufijve ngelën jashtë v...
Konfirmohet rasti i parë me Covid-19 në Poliçan, infektohet 79-vjeçari, gjithë qyteti futet në karantinë
Poliçan- Konfirmohet rasti i parë me COVID-19 në Poliçan. Mësohet se i infektuari është një 79-vjeçar me iniciale A.L, i cili kishte 5-ditë...
Aktori i mirënjohur i humorit, Gëzim Kruja përcillet pa homazhe për në banesën e fundit
SHKODËR– Ditën e sotme përcillet për në banesën e fundit pa homazhe, aktori i mirënjohur i humorit, Gëzim Kruja.Për shkak të situatës së pazakontë që ësht...
Dhjetëra shqiptarë të bllokuar në kufi, kalojnë natën mes të ftohtit, Rama: Rezidentët do hyjnë brenda 24 orëve
SHQIPËRI- Dhjetëra shqiptarë vijojnë të jenë të bllokuar në pikat kuftare të vendit, pasi nuk lejohen të futen në atdhe, pas masave të marra për COVID-19. ...
Motra erdhi nga Italia, e infektoi me koronavirus, mësuesi nga Kavaja tregon eksperiencë: Isha shumë keq, kisha frikë mos e
TIRANË– Mësuesi në shkollën 9-vjecare “Kalush” në Kavajë, Ramazan Çullhaj 64-vjec është prekur nga koronavirusi. Në një rrëfim live ai ka ndarë me e...
Të shtrirë në tokë/ Dhjetëra emigrantë të bllokuar në kufi, kalojnë natën mes të ftohtit, ndezin zjarr për t’u ngr
Shqipëri- Dhjetëra emigrantë vijojnë të jenë të bllokuar në pikat kufitare të vendit, pasi nuk lejohen të futen në atdhe, pas masave të marra për COVID-19. Emi...
FOTOT: Qetësi pas kaosit! Qytetarët e Kombinatit futen në tunel dezinfektimi para se të hyjnë në tregje, lëvizin me korsi
TIRANË- Disa ditë rrjesht, tregu i Kombinatit ishte kthyer në një vatër të mundshme infeksioni për koronavirusin. Menjëherë janë marrë masat dhe e gjithë z...