Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë me Covid-19 në Poliçan, infektohet 79-vjeçari, gjithë qyteti futet në karantinë

6 Prill 2020, 12:26 Nga DOSJA
Konfirmohet rasti i parë me Covid-19 në Poliçan, infektohet

Poliçan- Konfirmohet rasti i parë me COVID-19 në Poliçan. Mësohet se i infektuari është një 79-vjeçar me iniciale A.L, i cili kishte 5-ditë me temperaturë 38, me probleme të theksuara në frymëmarrje dhe kollë. I moshuari është nisur me urgjencë drejt Spitalit Infektiv në Tiranë, pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar. Dyshohet se të moshuarin e ka infektuar djali  tij, i cili më 5 mars erdhi nga Greqia. Ky  fundit nuk ka shfaqur simptoma, por pritet t’i nënshtrohet testit. Ndërkohë dyshohet se mjeku mund të ketë infektuar stafin mjekësor të qytetit, pasi ditët e fundit ka shkuar shumë herë për vizitë në spital. Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj ka deklaruar se i gjithë qyteti është futur në karantinë.

Shqipëria vijon luftën me COVID-19. Numri i të infektuarve ka shkuar në  377 persona dhe deri më tani janë shënuar 21 viktima. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19. Harta e rasteve të reja është zgjeruar sot në Tiranë, Shkodër dhe në Has. Deri më tani në Shkodër janë shënuar 6 raste të reja, mes tyre dhe një infermier që mund të ketë infektuar dhjetra persona të tjerë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet viktimat e covid ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll