Bota

E dërguara e BE në Kosovë jep lajmin e mirë: Kemi menduar 160 mln € ndihma në luftën kundër COVID-19

6 Prill 2020, 13:49 Nga DOSJA
E dërguara e BE në Kosovë jep lajmin e mirë: Kemi menduar

KOSOVË- Bashkimi Evropain do të ndidhmojë Kosovën në përballimin e situatës së COVID-19. Kështu është shprehur sot shefja e zyrës së BE në Kosovës, Natalya Apolostova, e cila ka zhvilluar një bisedë me disa ministria të qeverisë Kurti.

Apostolova ka njoftuar se sot ka biseduar me ministren në detyrë të Ekonomisë, Rozeta Hajdari dhe ministrin në detyrë të Financave, Besnik Bislimi për gjendjen e krijuar pas pandemisë COVID-19. Pas bisedës ajo ka ndarë detaje në mediat sociale dhe shprehet se Kosova mund të përfitojë deri në 160 milionë Euro nga BE.

Kam folur sot me ministren Rozeta Hajdari dhe Besnik Bislimi, dhe Evropa edhe më tutje mbështet Kosovën në luftën kundër COVID-19. Mund të vihen në dispozicion deri në 160 milionë euro nga BE në 2-6 muaj përmes ndihmës makro-financiare, mbështetjes buxhetore dhe granteve IPA 2, mbështetjes së sektorit privat, bujqësisë dhe në lehtësimin e varfërisë”, është kjo deklarata e Apolostova.

Kosova deri tani shënon 143 persona të prekur më COVID-19, ku 23 prej tyre janë shëruar dhe një ka humbur jetën.

(A.B. Dosja.al)a

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni be ndihmon kosoven koronavirusi ne kosove natalya apolostova be ndihmon kosoven koronavirusi ne kosove natalya apolostova

Sondazh

Poll