Aktualitet

Dhjetëra shqiptarë të bllokuar në kufi, kalojnë natën mes të ftohtit, Rama: Rezidentët do hyjnë brenda 24 orëve

6 Prill 2020, 11:47 Nga DOSJA
Dhjetëra shqiptarë të bllokuar në kufi, kalojnë

SHQIPËRI- Dhjetëra shqiptarë vijojnë të jenë të bllokuar në pikat kuftare të vendit, pasi nuk lejohen të futen në atdhe, pas masave të marra për COVID-19. Mësohet se 25 shqiptarë janë të bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës, madje disa prej tyre janë përplasur edhe Policinë.

Emigrantë e bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës kanë kaluar natën mes të ftohtit, dhe disa prej tyre kanë edhe probleme shëndetësore.  Ndërkohë, mëngjesin e sotëm nga kjo pikë kufitare janë lejuar të futen në Shqipëri 17 emigratë, të cilët kishin autorizim.

 

Opozita dhe Presidenti kërkojnë zgjidhje për këtë situatë, ndërsa kryeministri ka përsëritur sot se do të riatdhesohen të gjithë shqiptarët, por do të karantinohen për 14 ditë në një hotel, shpenzimet e të cilit do të duhet që t’i paguajnë vetë. 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emigrantet e bllokuar plani i masave per covid-19 emigrantet e bllokuar plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll