Aktualitet

Të shtrirë në tokë/ Dhjetëra emigrantë të bllokuar në kufi, kalojnë natën mes të ftohtit, ndezin zjarr për t’u ngr

6 Prill 2020, 11:28 Nga DOSJA

Shqipëri- Dhjetëra emigrantë vijojnë të jenë të bllokuar në pikat kufitare të vendit, pasi nuk lejohen të futen në atdhe, pas masave të marra për COVID-19.  Emigrantët shqiptarë që janë të bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës e kanë kaluar natën mes të ftohtit. Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, disa prej tyre shfaqen shtrirë në tokë. Ata kanë ndezur edhe një zjarr, pasi gjatë natës temperaturat kanë qenë të ulëta. Emigrantët i bëjnë thirrje qeverisë që të futen në atdhe.

Ndërkohë disa emigrantë jane ende të bllokuar në Kakavijë. Opozita dhe Presidenti kërkojnë zgjidhje për këtë situatë. Por, Qeveria nuk i lejon emigrantët që të futen në tokën shqiptare.  Së fundmi, kryeministri Edi Rama është shprehur i prerë se asnjë shqiptar i mbetur jashtë kufirit nuk do të riatdhesohet, pasi është një mbartës potencial i koronavirusit. Ai tha se nuk do të gjobiten në shtetit grek ata shqiptarë që kanë kaluar afatin 90-ditor të qëndrimit.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emigrantet e bllokuar plani i masave per covid-19 emigrantet e bllokuar plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll