Politike

Probleme me kreditë, Rama: Ju na tregoni rastin, merremi ne me to. Brenda javës fillon puna në Thumanë

6 Prill 2020, 12:20 Nga DOSJA
Probleme me kreditë, Rama: Ju na tregoni rastin, merremi ne me to. Brenda

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje të gjithë komentuesve që e kanë pyetur lidhur me problematikat që kanë hasur gjatë situatës në vend. Rama ka folur për qeratë, kreditë dhe fillimin e punimeve në Thumanë. 

Ne katolikët për pashkët do na tolerosh? Do të shikojmë dinamikën. Do ta shtrijmë fashën e lëvizjes për 90 minuta dhe bësoj që është e mjaftueshme. Qiramarrësit nuk do paguajnë deri në maj dhe do të paguajnë pak nga pak. Ata që pretendojnë se qeranë kanë të vetmen të ardhur. Kushtet kur nuk ka të ardhur tjetër, ne do t’u mbështesim. Ju lutem aplikoni tek faqja e tatimeve. Të gjithë ata që kanë probleme me banka, tek Drejtoria e Tatimeve bëni ankesën rast për rast. Ka edhe nga ato që bëjnë… Ju na tregoni rastin dhe na lini të merremi me bankat. Për taksitë nuk ka asnjë masë toleruese për momentin. Pensionistët për momentin nuk do të dalin. E fundit që kam është për të prekurit nga tërmeti, brenda javës fillon punë për strukturën në Thumanë. 46 shkolla janë bërë gati dokumentat. Do rindërtohen së shpejti.”

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një komunikim me qytetarët ku edhe paralajmëroi lehtësim të masave, por premtoi burg për ata që nuk i respektojnë udhëzimet e qeverisë. Gjithashtu Rama, tha se të gjithë shqiptarët e mbetur në kufi do të futen në Shqipëri, por do të mbyllen në hotel për 14 ditë dhe do paguajnë shpenzimet e tyre. Kreu i qeverisë nuk i kurseu as deklaratat politike ndaj opozitës, ndërsa përmendi edhe se si do të veprohej me pagat e luftës, qeratë dhe kreditë e marra në banka.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll