Politike

‘Ta thashë edhe në sy të Metës”, Rama i përgjigjet Bashës: S’është koha për opozitë skarco, edhe tabelën e shum

6 Prill 2020, 12:11 Nga DOSJA
‘Ta thashë edhe në sy të Metës”, Rama i

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sërish opozitës dhe kryedemokratit Lulzim Basha për kërkesën për të shtuar testimet. Në video-mesazhin ku njoftoi masat dhe lehtësimet e reja, kryeministri i përsëriti kreut të PD-së, kërkesën për të lënë politikën mënjanë, pasi sipas tij, fokusi është tek fitimi i betejës kundër COVID-19.

Të dhënat e djeshme ishin inkurajuese, tani po ngjisim majën e Kodrës dhe do të na thonë ekspertët. Dua t’i përsëris Lulzim Bashës s’është koha për të bërë opozitë të llojit skarco. S’është kjo koha. PD mendon që testet do të bëhet kështu? Kush është PD? Institut i certifikuar nga OBSH-ja? Në fakt edhe për tabelën e shumëzimit ka pikëpamje të ndryshme nga shkenca. Si mund të sulmohen ata që sot po punojnë me stres ata ekspertë që thotë Lulzimi se thonë atë që thotë kryeministri. Jo Lulzim, unë flas atë që më thonë ata. Testet i bëjnë ata, do ti apo s’do ti. Është koha të kontribuosh për të fituar luftën, jo për të treguar që s’dini akoma që dihet. Është koha për të koordinuar së bashku. Ta kam thënë në sy të KS, nëse keni diçka që ju shqetëson, pyesni. Ju shqetësojnë testet? Pyesni, verifikoni dhe na ndihmoni të korrigjohemi nëse kemi probleme. S’mund të vazhdojmë me forma komunikimi ordinere në kohë paqeje, e më shumë se ordinere, kriminale në kohë lufte.”-tha Rama.

Deklarata e kryeministrit u bë gjatë një videomesazhi në rrjetet sociale, ku njoftoi lehtësim të masave, por premtoi burg për ata që nuk i respektojnë udhëzimet e qeverisë. Nesër do të shpërndahen 9500 pagat e para të luftës, ndërsa deri në fund të javës totali me 60, 442 paga. Nga nesër fasha e lëvizjes shtyhet me 90 minuta, duke shkuar kështu në 14:30 orari i mbylljes. Burg për ata që marrin në makinë pensionistë, familjarë e miq. Edhe pazaret nga nesër mund të bëhen me makinë private.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi lulzim basha testimi masiv edi rama koronavirusi ne shqiperi lulzim basha testimi masiv

Sondazh

Poll