Politike

‘A i zë drogagjit koronavirusi’?/ Rama nxehet me ndjekësin LIVE: Dëgjo këtu, ti mëso njëherë ABC-në, mos u merr me m

6 Prill 2020, 12:16 Nga DOSJA
‘A i zë drogagjit koronavirusi’?/ Rama nxehet me ndjekësin

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është kapur me një komentues, i cili e ka mërzitur duke e pyetur nëse përdoruesit e lëndëve narkotike janë të rrezikaur nga koronavirusit. I bezdisur Rama nuk e ka kursyer ironinë me komentuesin, i cili në vend të shkruante “drogaxhinjtë”, shkroi “drogagjit”. Rama i sugjeroi komentuesit të mësonte njëherë saktë gjuhën shqipe të shkruar, duke ia nisur nga alfabeti, e më pas të kalonte tek droga.

Edi Rama: Ja pyet ky këtu: A janë “drogagjit” të rrezikuar? Dëgjo këtu, ti rri brenda mos lëviz dhe mos u merr me drogagjit. Mëso A, B, C, D, E, DHË e pastaj eja më trego mua drogagjit.

Deklarata e kryeministrit u bë gjatë një videomesazhi në rrjetet sociale, ku njoftoi lehtësim të masave, por premtoi burg për ata që nuk i respektojnë udhëzimet e qeverisë. Nesër do të shpërndahen 9500 pagat e para të luftës, ndërsa deri në fund të javës totali me 60, 442 paga. Nga nesër fasha e lëvizjes shtyhet me 90 minuta, duke shkuar kështu në 14:30 orari i mbylljes. Burg për ata që marrin në makinë pensionistë, familjarë e miq. Edhe pazaret nga nesër mund të bëhen me makinë private.

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll