Politike

Rama: Nesër shpërndahen 9500 pagat e para, zgjerojmë me 90 minuta orarin e lëvizjes. Burg për ata që hapin lokalet e marrin të moshuar në makinë (MASAT)

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi lehtësim të masave, por premtoi burg për ata që nuk i respektojnë udhëzimet e qeverisë. Gjithashtu Rama, tha se të gjithë shqiptarët e mbetur në kufi do të futen në Shqipëri, por do të mbyllen në hotel për 14 ditë dhe do paguajnë shpenzimet e tyre. Nuk munguan as deklaratat politike në drejtim të opozitës.
Featured image of article: Rama: Nesër shpërndahen 9500 pagat e para, zgjerojmë me 90 minuta orarin e lëvizjes. Burg për ata që hapin lokalet e marrin të moshuar në makinë (MASAT) Kryeministri, Edi Rama
Përditësuar:


TIRANË- Kryeministri Edi Rama në një komunikim live me ndjekësit e tij ka folur lidhur me masat e reja që janë marrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend. Rama ka njoftuar se të gjithë ata që do të marrin pensionistë në makinë për t’i nxjerrë nga shtëpia do të përfundojnë në burg, masës me heqje lirie do t’i shtohen të gjithë ata që hapin lokalet për klientët.

Ndërkohë si lehtësim, Rama tha se do të shtohen shtojmë 90 minuta kohë për të bërë pazaret, dhe do të shqyrtohet mundësia e lëvizjes për mjetet private, pasi për taksitë dhe transportin publik ende nuk është menduar asnjë lëshim. Nga sot, orari i ri i lëvizjes së lejuar për punë dhe pazare është 05:00 deri në 13:00.

Kreu i qeverisë foli edhe për shqiptarët që kanë mbetur të bllokuar në tokë neutrale në kufirin greko-shqiptar. Rama tha se në Kakavijë nuk ka mbetur më asnjë, ndërsa në Kapshticë, presin 19 rezidentë në Greqi që duan të shohin familjarët e tyre. Kreu i qeverisë pohoi se rezidentët në Shqipëri do të lejohen të futen por do të mbyllen për 14 ditë në hotel, dhe do të paguajnë vetë për kostot e tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa për rezidentët në Greqi nuk ka lëshime. Fajin për të gjithë situatën e krijuar në vend, Rama ia adresoi paraardhësit të tij, Sali Berishës, të cilin e akuzoi se donte që të shkatërronte Shqipërinë.

Nuk munguan as deklaratat politike në drejtim të opozitës. Sërish kryesocialisti ngulmoi se nuk do të bëhen teste masive, pa i kërkuar ekspertët e fushës. Më tej, numri një i maxhorancës u tha edhe njëherë se për çdo informacion që do të kërkonin lidhur me situatën në vend, qeveria do t’u jepte informacion dhe sqarime, duke përmendur akuzat për numrin e tamponëve dhe tenderin për Rezervat e Shtetit.

Sa i përket pagave të luftës, Rama konfirmoi se është dhënë “ok” për 9500 të parat që mund të tërhiqen që nesër, ndërsa gjithsej do të shpërndahen mbi 64 mijë të tilla. Si lajm të mirë, Rama ka pohuar se qeveria po mendon edhe për një lehtësim masash, por kjo do të varet tërësisht nga qytetarët duke përmendur si shembuj negativë, mosrespektimin e masave në Shkodër dhe në tregun e Kombinatit.
(k.m;f.g/dosja.al)

  • 14:20

    Probleme me kreditë, Rama: Ju na tregoni rastin, merremi ne me to. Brenda javës fillon puna në Thumanë

    Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje të gjithë komentuesve që e kanë pyetur lidhur me problematikat që kanë hasur gjatë situatës në vend.  “Ne katolikët për pashkët do na tolerosh? Do të shikojmë dinamikën. Do ta shtrijmë fashën e lëvizjes për 90 minuta dhe bësoj që është e mjaftueshme. Qiramarrësit nuk do paguajnë deri në maj dhe do të paguajnë pak nga pak. Ata që pretendojnë se qeranë kanë të vetmen të ardhur. Kushtet kur nuk ka të ardhur tjetër, ne do t’u mbështesim. Ju lutem aplikoni tek faqja e tatimeve. Të gjithë ata që kanë probleme me banka, tek Drejtoria e Tatimeve bëni ankesën rast për rast. Ka edhe nga ato që bëjnë… Ju na tregoni rastin dhe na lini të merremi me bankat. Për taksitë nuk ka asnjë masë toleruese për momentin. Pensionistët për momentin nuk do të dalin. E fundit që kam është për të prekurit nga tërmeti, brenda javës fillon punë për strukturën në Thumanë. 46 shkolla janë bërë gati dokumentat. Do rindërtohen së shpejti.”- u shpreh ai.

  • 14:16

    ‘A i zë drogagjit koronavirusi’?/ Rama nxehet me ndjekësin LIVE: Dëgjo këtu, ti mëso njëherë ABC-në, mos u merr me mua… eja më trego mua

    Kryeministri Edi Rama është kapur me një komentues, i cili e ka mërzitur duke e pyetur nëse përdoruesit e lëndëve narkotike janë të rrezikaur nga koronavirusit. I bezdisur Rama nuk e ka kursyer ironinë me komentuesin, i cili në vend të shkruante “drogaxhinjtë”, shkroi “drogagjit”. Rama i sugjeroi komentuesit të mësonte njëherë saktë gjuhën shqipe të shkruar, duke ia nisur nga alfabeti, e më pas të kalonte tek droga.

    Edi Rama: Ja pyet ky këtu: A janë “drogagjit” të rrezikuar? Dëgjo këtu, ti rri brenda mos lëviz dhe mos u merr me drogagjit. Mëso A, B, C, D, E, DHË e pastaj eja më trego mua drogagjit

  • 14:11

    ‘Ta thashë edhe në sy të Metës”, Rama i përgjigjet Bashës: S’është koha për opozitë skarco, edhe tabelën e shumëzimit ti e di ndryshe nga shkenca!

    Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sërish opozitës dhe kryedemokratit Lulzim Basha për kërkesën për të shtuar testimet. Në video-mesazhin ku njoftoi masat dhe lehtësimet e reja, kryeministri i përsëriti kreut të PD-së, kërkesën për të lënë politikën mënjanë, pasi sipas tij, fokusi është tek fitimi i betejës kundër COVID-19. Rama i përsëriti Bashës mbledhjen online të Këshillit të Sigurisë, ku siç tha, i ka thënë edhe në sy të presidentit Ilir Meta, se për çdo deklaratë dhe akuzë, duhet që fillimisht të pyesë qeverinë. Rama garantoi pavarësinë e ekspertëve që po trajtojnë situatën me COVID-19.

    Të dhënat e djeshme ishin inkurajuese, tani po ngjisim majën e Kodrës dhe do të na thonë ekspertët. Dua t’i përsëris Lulzim Bashës s’është koha për të bërë opozitë të llojit skarco. S’është kjo koha. PD mendon që testet do të bëhet kështu? Kush është PD? Institut i certifikuar nga OBSH-ja? Në fakt edhe për tabelën e shumëzimit ka pikëpamje të ndryshme nga shkenca. Si mund të sulmohen ata që sot po punojnë me stres ata ekspertë që thotë Lulzimi se thonë atë që thotë kryeministri. Jo Lulzim, unë flas atë që më thonë ata. Testet i bëjnë ata, do ti apo s’do ti. Është koha të kontribuosh për të fituar luftën, jo për të treguar që s’dini akoma që dihet. Është koha për të koordinuar së bashku. Ta kam thënë në sy të KS, nëse keni diçka që ju shqetëson, pyesni. Ju shqetësojnë testet? Pyesni, verifikoni dhe na ndihmoni të korrigjohemi nëse kemi probleme. S’mund të vazhdojmë me forma komunikimi ordinere në kohë paqeje, e më shumë se ordinere, kriminale në kohë lufte.”-tha Rama.

  • 14:06

    Masat për koronavirusin, Rama ‘premton’ lehtësim: Kjo varet nga sjellja juaj, ‘Kombinati’ ishte turp e krim

    Kryeministri Edi Rama ka premtuar lirim të masave të marra, por duhet parë sjellja e qytetarëve. “Do t’i mbyllim vetes derën nga mbrapa të institucionit të rehabilitimit. Qendrat tregatre duhet të jenë të përgatitur që të kenë maska, dezinfektues dhe doreza. Do mbylleni dhe do iu hiqet liria. S’kemi rrugë tjetër! Po studiojmë shtirjen e fashës orare. Fasha orare është e diskutueshme në kushtet ku jemi, i qëndroj bindjes që s’është tek orari problemi. Cdo fashë orari, është ok. Por s’është problemi aty. Është tek rrumpalla që u krijua në Kombinat,Tregu i Kombinatuit ishte një turp e krim. Do ta shtrijmë fashën e oraorit. Por do të jenë me pikatore. Por jo pa parë zbatimin e masave që kemi dhe paralelisht me kurbën. Të dhënat e djeshme ishin pozitive. Jemi në momentin kur po ngjisim masën e kodrës. Më vjen shumë keq.”,-tha ai.

  • 13:59

    Lehtësimet dhe masat e reja/ Rama: Orari për pazar, deri në 14:40, burg për ‘trimat’ që hapin lokalet, dhe ata që marrin në makinë pensionistë

    Në ditët në vijim të gjithë qytetarët që duan të bëjnë pazare mund t’i bëjnë ato me makinat e tyre, por vetëm, dhe me autorizimin përkatës. Kryeministri Edi Rama njoftoi masat e reja lehtësuese dhe ato ndëshkuese. Rama tha se orari për të bërë pazaret shtyhet përtej 13:00, me 90 minuta më shumë, duke u mbyllur kështu në 14:40. Rama tha se të gjitha ata që do të kapen në makinë me pensionistë, familjarë, e persona që s’kanë lidhje me daljen e tyre, do të vuajnë burgun përveç heqjes së patentës dhe sekuestrimit të makinës. Burgu është zgjidhja për qeverinë edhe për ata që hapin lokalet. Po ashtu, çdo pajisje brenda ambientit do t’i kalojë shtetit.

    PJESW NGA FJALA E KRYEMINISTRIT RAMA:

    Atëherë masat lehtësuese që ne duam të marrim kanë të bëjnë me aktivitetet e lejuara. Por marrja në makinë e personave të tjerë, familjarë do të ndëshkohet me disa vite, dhe do të caktohet, të heqjes së lejes së drejtimit, të sekuestrimit të makinës dhe të heqjes së lirisë. Marrja në makinë e një pensionisti do të ndëshkohet me heqje lirie, dhe me sekuestrim e heqje të lejes së drejtimit. Do të hapim orarin për të bërë pazaret, do të shtojmë edhe 90 minuta. Kryerja me automjet privat e pazarit do të jetë e mundur, por me sanksione të forta, heqje lirie, heqje patente dhe sekuestrim makine. Kemi parë fenomenin e shëmtuar të hapjes së lokaleve nëpër lagje për trimat e lagjes. Kemi vënë gjoba prapë vazhdon historia. Janë shumë pak, por janë mjaftueshëm për të na bërë një dëm shumë të madh. Hapja e aktivitetit të ndaluar do të dënohet me heqje lirie.

  • 13:59

    ‘Mos mendo për vete’/ Rama sqaron komentuesin: Atë që e bëmë ne, të tjerët e bënë shumë pas, këtu vijnë pyetjet pip-pip

    Kryeministri Edi Rama gjatë një lidhje live tha se qeveria që ai drejton nuk do të lërë vetëm asnjë qytetar, duke i kërkuar që të mos i dëgjojnë akuzat e opozitës.

    “S’do të lemë vetëm askënd. Por në nevojë sot është edhe qeveria shqiptare për të përballuar dallgët e mëdha që ka sjellë kjo luftë duke kërcënuar qëndrueshmërinë e shtëpisë sonë. Do e përballojmë bashkarisht me disiplinë dhe krenari të të qënit shqiptar, një atdhe e një familje. Këtu kam shumë pyetje, që u bënë pasi u anoncua emisioni. Kemi edhe pyetje të tjera. Po ata që janë në dogana? U thashë edhe njëherë s’kanë pse të vinë fare në dogana, këtë luftë se solla unë. Janë 19 automjete të rezidentëve në Greqi, pse kanë ardhur? Nuk është e mundur, është e pamundur. Ata që kanë urgjencë duhet të përgatitet për 14 ditë karantinë me paratë e tij në një hotel pranë kufirit. S’është shpikje e jona. Dikush që vjen hap telashe këtu. Ua servire thotë ky pyetjet gati? Pyetjet nuk janë gati, janë këtu, vjen pip-pip. Mos e hap gojën, mos mendo për vete? Atë që e bëmë ne, të tjerët e bënë shumë pas nesh. Ju bëj thirrje mos shihni ata që dalin në tv, e thonë për miliarda këtu dhe atje, cash se nuk ndodh kështu. Përsëri një kërkesë, lër një traget dhe avion. Jo, nuk ka as avionë as tragetë për t’u kthyer në shtëpi. S’ka as çadra nëpër dogana se s’ka halle për popullin. Për biznesin tjetër që do të kalojnë,”-tha Rama.

  • 13:50

    Rama jep lajmin e MADH: Sot i miratuam, 9500 pagat e para të luftës kalojnë nesër

    Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se sot janë miratuar pagat e para të luftës, që do të marrin të gjithë ata që kanë mbyllur biznesin me urdhër qeverie. Rama tha se nesër do të shpërndahej 9500 pagat e para, ndërkohë në zgjerimin e paketës është parashikuar edhe përfshirja e bizneseve të vogla që janë hapur por nuk kanë punë.

    “Sot janë miratuar 9500 pagat e para të rrogës së luftës, deri në fund të javës do të kalojnë. Nesër jo deri në fund të javës. 60442 paga do të jenë gjithsej, aplikimet bëhen në drejtorinë e Tatimeve. Paralelisht kemi marrë në konsideratë edhe ata që nuk kanë punë,“-tha Rama.

  • 13:46

    Rama thirrje shkodranëve: Respektoni rregullat, shihni projeksionet, sot do të kishim 3008 të infektuar… (APELI)

    Teksa në duar po mbante projeksionet sesi do të ishte Shqipëria sot, nëse nuk do të ishte izoluar për 4 javë, kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje qytetarëve shkodranë që të qëndrojnë brenda. Rama tha se Shkodra tashmë është një minë me sahat, dhe po punohet për të këputur zinxhirin e transmetimit të infeksionit. Kryeministri nuk la pa thumbuar as kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi, për të cilën tha se mungon bashkëpunimi për të normalizuar situatën në tregje.

    “Më tutje, dua t’ju bëj një apel të gjithë banorëve të Shkodrës, respektoni rregullat, sepse mos-respektimi i rregullave dhe shpërfillja  e disa masave elementare e ka kthyer Shkodrën në një bombë me sahat. Po punojmë për t’i mbështetur të gjithë ata që janë në nevojë, megjithëse s’kemi bashkëpunim me strukturat vendore, por në fund të ditës është disiplina e hekurt. Do të bëjmë gjithçka të këpusim zinxhirin e infektimit dhe të realizojmë izolimin e të gjithë infektuarve. Por ama, situata është shumë shumë shumë delikate. Ajo që ka rëndësi të thuhet edhe njëherë tjetër është se kemi të bëjmë me një rezultat që të gjithë duhet të jemi të inkurajuar. Këtu kam projeksionet e mundshme. Këtu lart është projeksioni i rastit kur ne s’do të kishim marrë masa. Do të kishim sot 3008 të infektuar. Me projeksionin mesatar do të kishim 600 të infektuar. Sot jemi vetëm 377, dhe ky është rezultati i mirë. Do të kishim më shumë të vdekur, por matja adekuate është ajo me 1 milionë banorë. Të vdekurit janë jetë njerëzish jo numra. Na dhembin. Të shëruarit po ashtu. Nëse ecim kështu, luftën do e bëjmë kryelartë. Ju falenderoj të gjithëve.”-, tha Rama. 

  • 13:38

    Emigrantët në kufi/ Kryeministri Rama: Ata që jetojnë këtu do hyjnë brenda 24 orëve, karantinë në hotel me paratë e tyre

    Kryeministri Edi Rama në një komunikim live me qytetarët ka pohuar se në kufi nuk ka asnjë qytetar shqiptar. Rama tha se në Kapshticë janë 19 qytetarë rezidentë në Shqipëri, që duan të hyjnë për të takuar familjarët e tyre, por që nuk do ta bëjnë. Kreu i qeverisë shtoi se shqiptarët do të karantinohen për 14 ditë në hotele dhe vetë do të paguajë për shpenzimet e tyre. Fajtor për situatën në vend, Rama ka bërë parardhësin e tij, Sali Berishën.

    Keqardhje që mediat nuk transmetojnë pamje live. Kemi një situatë, në Kakavijë nuk ka asnjë që këron, në Kapshicë kemi 19 makina të përsonave që janë banorë rezidentë që nuk kanë urgjencë por kërkojnë të hynë për të takuar familjen. Kur bën patriotin synon që të nxisë katastrofën. Berisha ka shumë vite që kërkon të shkatërrojë Shqipërinë. Ata si Saliu i bien këtij avazi që është i patolerueshëm në këtë kohë. Është e patolerueshme që të nxiten njerëzit për të ardhur këtu. Kufijtë janë të mbyllur. Ne kemi vendosur që brenda 24 orëve të ardhshme të hyjmë në një proces të ndërmjetëm. Kush do të vijojë me dokumente rezidente të vendeve të tjera s’do të hyjë dot. Të tjerët do të karantinohen në hotele me shpenzimet e tyre. 14 ditë në hotel në dhomë mbyllur do të marrë ushqim me çmim fiks,“-tha Rama.

Shto Koment