Politike

Masat për koronavirusin, Rama ‘premton’ lehtësim: Kjo varet nga sjellja juaj, ‘Kombinati’ ishte turp e krim

6 Prill 2020, 12:06 Nga DOSJA
Masat për koronavirusin, Rama ‘premton’ lehtësim: Kjo

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka premtuar lirim të masave të marra, por duhet parë sjellja e qytetarëve. Megjithatë, ai theksoi se liria do të kufizohej me burg nëse shkeleshin rregullat. 

“Do t’i mbyllim vetes derën nga mbrapa të institucionit të rehabilitimit. Qendrat tregatre duhet të jenë të përgatitur që të kenë maska, dezinfektues dhe doreza. Do mbylleni dhe do iu hiqet liria. S’kemi rrugë tjetër! Po studiojmë shtirjen e fashës orare. Fasha orare është e diskutueshme në kushtet ku jemi, i qëndroj bindjes që s’është tek orari problemi. Cdo fashë orari, është ok. Por s’është problemi aty. Është tek rrumpalla që u krijua në Kombinat,Tregu i Kombinatuit ishte një turp e krim. Do ta shtrijmë fashën e oraorit. Por do të jenë me pikatore. Por jo pa parë zbatimin e masave që kemi dhe paralelisht me kurbën. Të dhënat e djeshme ishin pozitive. Jemi në momentin kur po ngjisim masën e kodrës. Më vjen shumë keq.”

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një komunikim me qytetarët ku edhe paralajmëroi lehtësim të masave, por premtoi burg për ata që nuk i respektojnë udhëzimet e qeverisë. Gjithashtu Rama, tha se të gjithë shqiptarët e mbetur në kufi do të futen në Shqipëri, por do të mbyllen në hotel për 14 ditë dhe do paguajnë shpenzimet e tyre. Kreu i qeverisë nuk i kurseu as deklaratat politike ndaj opozitës, ndërsa përmendi edhe se si do të veprohej me pagat e luftës, qeratë dhe kreditë e marra në banka.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll

Politike 6 Prill 2020, 10:35

TIRANË– Emigrantët e mbetur në kufi ka sjellë replika në distancë mes ish-deputetit të LSI-së, Petrit Vasilit dhe ministrit të Diasporës, Pandeli Majkos. M...