Rama thirrje shkodranëve: Respektoni rregullat, shihni projeksionet, sot do të kishim 3008 të infektuar… (APELI)
6 Prill 2020, 11:45Nga DOSJA
TIRANË- Teksa në duar po mbante projeksionet sesi do të ishte Shqipëria sot, nëse nuk do të ishte izoluar për 4 javë, kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje qytetarëve shkodranë që të qëndrojnë brenda. Rama tha se Shkodra tashmë është një minë me sahat, dhe po punohet për të këputur zinxhirin e transmetimit të infeksionit.
“Më tutje, dua t’ju bëj një apel të gjithë banorëve të Shkodrës, respektoni rregullat, sepse mos-respektimi i rregullave dhe shpërfillja e disa masave elementare e ka kthyer Shkodrën në një bombë me sahat. Po punojmë për t’i mbështetur të gjithë ata që janë në nevojë, megjithëse s’kemi bashkëpunim me strukturat vendore, por në fund të ditës është disiplina e hekurt. Do të bëjmë gjithçka të këpusim zinxhirin e infektimit dhe të realizojmë izolimin e të gjithë infektuarve. Por ama, situata është shumë shumë shumë delikate. Ajo që ka rëndësi të thuhet edhe njëherë tjetër është se kemi të bëjmë me një rezultat që të gjithë duhet të jemi të inkurajuar. Këtu kam projeksionet e mundshme. Këtu lart është projeksioni i rastit kur ne s’do të kishim marrë masa.”-tha Rama.
“Do të kishim sot 3008 të infektuar. Me projeksionin mesatar do të kishim 600 të infektuar. Sot jemi vetëm 377, dhe ky është rezultati i mirë. Do të kishim më shumë të vdekur, por matja adekuate është ajo me 1 milionë banorë. Të vdekurit janë jetë njerëzish jo numra. Na dhembin. Të shëruarit po ashtu. Nëse ecim kështu, luftën do e bëjmë kryelartë. Ju falenderoj të gjithëve.”-shtoi ai.
Deklarata e kryeministrit u bë gjatë një videomesazhi në rrjetet sociale, ku njoftoi lehtësim të masave, por premtoi burg për ata që nuk i respektojnë udhëzimet e qeverisë. Nesër do të shpërndahen 9500 pagat e para të luftës, ndërsa deri në fund të javës totali me 60, 442 paga. Nga nesër fasha e lëvizjes shtyhet me 90 minuta, duke shkuar kështu në 14:30 orari i mbylljes. Burg për ata që marrin në makinë pensionistë, familjarë e miq. Edhe pazaret nga nesër mund të bëhen me makinë private.
(F.G/DOSJA.AL)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një komunikim live me qytetarët ka pohuar se në kufi nuk ka asnjë qytetar shqiptar. Rama tha se në Kapshticë janë 19 qytet...
LEZHË– Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu i ka dalë në krahë vëllait të tij, Paulinit në përplasjen që ka pasur me ish-drejtorin e Agjencisë Kombëtare të...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale. Pasi kreu i qeverisë, Edi Rama ...
Politike 6 Prill 2020, 10:35
TIRANË– Emigrantët e mbetur në kufi ka sjellë replika në distancë mes ish-deputetit të LSI-së, Petrit Vasilit dhe ministrit të Diasporës, Pandeli Majkos. M...
Politike 6 Prill 2020, 09:25
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje thirrjes së opozitës për të bërë testime massive në mënyrë që të ndalohet përhapja e koronavirusit.Rama...
Tiranë- Kryeministri Edi Rama e ka quajtur një hap të mirë atë të masave ekstreme në tregun e Kombinatit, ku policia ka vendosur postbllok në hyrje të saj. Në n...
Shkodër-Ditën e sotme, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj bashkë me drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliun ndodhen në Shkodër, ku inspektuan tregjet në ...
Tiranë- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka deklaruar së fundmi se kryeministri Edi Rama po shfrytëzon në mënyrë ç’njerëzore mjekët dhe...
Politike 6 Prill 2020, 06:52
ITALI– Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi e ka kthyer në një ritual thuajse të përditshëm, zhvillimin e një ‘video-live’ në Instagram ku edhe komunikon me...
Tiranë- Presidenti i vendit, Ilir Meta në ditën Ndërkombëtare të Sporteve për Zhvillim dhe Paqe është shprehur se kjo ditë vë në dukje vlerat më të mira të spor...