Politike

Emigrantët në kufi/ Kryeministri Rama: Ata që jetojnë këtu do hyjnë brenda 24 orëve, karantinë në hotel me paratë e ty

6 Prill 2020, 11:38 Nga DOSJA
Emigrantët në kufi/ Kryeministri Rama: Ata që jetojnë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një komunikim live me qytetarët ka pohuar se në kufi nuk ka asnjë qytetar shqiptar. Rama tha se në Kapshticë janë 19 qytetarë rezidentë në Shqipëri, që duan të hyjnë për të takuar familjarët e tyre, por që nuk do ta bëjnë.

Kreu i qeverisë shtoi se shqiptarët do të karantinohen për 14 ditë në hotele dhe vetë do të paguajë për shpenzimet e tyre. Fajtor për situatën në vend, Rama ka bërë parardhësin e tij, Sali Berishën.

Keqardhje që mediat nuk transmetojnë pamje live. Kemi një situatë, në Kakavijë nuk ka asnjë që këron, në Kapshicë kemi 19 makina të përsonave që janë banorë rezidentë që nuk kanë urgjencë por kërkojnë të hynë për të takuar familjen. Kur bën patriotin synon që të nxisë katastrofën. Berisha ka shumë vite që kërkon të shkatërrojë Shqipërinë. Ata si Saliu i bien këtij avazi që është i patolerueshëm në këtë kohë. Është e patolerueshme që të nxiten njerëzit për të ardhur këtu. Kufijtë janë të mbyllur. Ne kemi vendosur që brenda 24 orëve të ardhshme të hyjmë në një proces të ndërmjetëm. Kush do të vijojë me dokumente rezidente të vendeve të tjera s’do të hyjë dot. Të tjerët do të karantinohen në hotele me shpenzimet e tyre. 14 ditë në hotel në dhomë mbyllur do të marrë ushqim me çmim fiks,“-tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një komunikim me qytetarët ku edhe paralajmëroi lehtësim të masave, por premtoi burg për ata që nuk i respektojnë udhëzimet e qeverisë. Gjithashtu Rama, tha se të gjithë shqiptarët e mbetur në kufi do të futen në Shqipëri, por do të mbyllen në hotel për 14 ditë dhe do paguajnë shpenzimet e tyre. Kreu i qeverisë nuk i kurseu as deklaratat politike ndaj opozitës, ndërsa përmendi edhe se si do të veprohej me pagat e luftës, qeratë dhe kreditë e marra në banka.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 6 Prill 2020, 10:35

TIRANË– Emigrantët e mbetur në kufi ka sjellë replika në distancë mes ish-deputetit të LSI-së, Petrit Vasilit dhe ministrit të Diasporës, Pandeli Majkos. M...

Politike 6 Prill 2020, 09:25

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje thirrjes së opozitës për të bërë testime massive në mënyrë që të ndalohet përhapja e koronavirusit.Rama...

Politike 6 Prill 2020, 06:52

ITALI– Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi e ka kthyer në një ritual thuajse të përditshëm, zhvillimin e një ‘video-live’ në Instagram ku edhe komunikon me...