Aktualitet

COVID-19/ Qytetarët e Elbasanit të pabindur, qëndrojnë grumbull para bankës

6 Prill 2020, 10:21 Nga DOSJA

Elbasan- Qytetarët e Elbasanit nuk respektojnë masat e marra nga Policia për COVID-19. Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, qytetarët nuk mbajnë radhë për në bankë. Disa prej tyre shfaqen shumë pranë njëri-tjetrit, madje bëjnë edhe muhabet. Ndërkohë, asnjë efektiv policie nuk është i pranishëm. Disa prej qytetetarëve kanë vendosur maska dhe doreza, disa të tjerë jo.

Pak minuta më parë kryeministri Edi Rama paralajmëroi se do të ashpërsohen masat për shkelësit e ligjit.

Ndërkohë në vendin tonë rezultojnë të infektuar me COVID-19, 377 persona. Deri më tani janë shënuar 21 viktima dhe 116 të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19.  Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19. Harta e rasteve të reja është zgjeruar sot në Tiranë, Shkodër dhe në Has.

 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plani i masave per covid-19 viktimat e covid ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll