Aktualitet

3 punonjës të Policisë Kuftare në Has të infektuar me COVID-19, vetëizolohen bashkë me familjarët e tyre

6 Prill 2020, 10:12 Nga DOSJA
3 punonjës të Policisë Kuftare në Has të infektuar me

Has- 3 punonjës të Policisë Kuftare të Qaf-Prushit në Has rezultojnë të infektuar me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ata i ka infektuar kolegu i tyre, i cili u prek nga virusi pak ditë më parë. Mësohet se në këtë këtë pikë kufitare është reduktuar numri i punonjësve, dhe në një afat kohor prej 12 orësh janë në detyrë vetëm 10 efektivë.

Po kështu, dy nga punonjësit e Policisë janë izoluar bashkë me familjet, në shtëpitë e tyre në fshtatrat Tregtan e Nikolic. Ndërsa punonjësi tjetër është vetëizoluar në qytetin e Krumës.

Ndërkohë në vendin tonë rezultojnë të infektuar me COVID-19 377 persona. Deri më tani janë shënuar 21 viktima dhe 116 të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19.Harta e rasteve të reja është zgjeruar sot në Tiranë, Shkodër dhe në Has. Deri më tani në Shkodër janë shënuar 6 raste të reja, mes tyre dhe një infermier që mund të ketë infektuar dhjetëra persona të tjerë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 3 punonjës të policisë kuftare në has të infektuar viktimat e covid ne shqiperi 3 punonjës të policisë kuftare në has të infektuar viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll