Aktualitet

VD+FOTO/ Tregjet e Shqipërisë plot me qytetarë, stabilizohet ‘delja e zezë’ e Tiranës, rregull në Kombinat, kaos tek z

6 Prill 2020, 09:51 Nga DOSJA
VD+FOTO/ Tregjet e Shqipërisë plot me qytetarë, stabilizohet

SHQIPËRI- Në kohën kur numri i të infektuarve nga koronavirusi në Shqipëri ka arritur në 377 me 16 raste të reja në 24 orët e fundit, mbyllja në shtëpi nuk i ka bindur shqiptarët që të respektojnë rregullat e lëvizjes përgjatë fashës së lejuar të lëvizjes.

Nga ora 05:00 dhe deri më 13:00, kur ata lejohen të qarkullojnë për të kryer pazaret, grumbullime masive janë përsëritur sot në qytetin e Shkodrës, apo edhe në Tiranë, kur pranë zyrave të ADISA-s, qytetarët në kërkim të dokumentacioneve që përkthehen në ta për para, harruan rregullat e distancimit social.

Situata është përmirësuar sot në tregun e Kombinatit, ku ka funksionuar kordoni sanitar i vendosur nga Policia Bashkiake dhe Ushtria. Por sërish ka probleme. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se rregullat do të ashpërsohen edhe më tej për të gjithë ata që duan të lëvizin.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet distancimi social edi rama plani i masave per covid-19 tregjet e shqiptareve distancimi social edi rama plani i masave per covid-19 tregjet e shqiptareve

Sondazh

Poll