Aktualitet

Detaje nga Durrësi/ Infektohet me COVID-19 çifti, komshinj të 77-vjeçarit që vdiq

6 Prill 2020, 10:02 Nga DOSJA
Detaje nga Durrësi/ Infektohet me COVID-19 çifti, komshinj të

Durrës- Dy persona të tjerë rezultojnë të infektuar me COVID-19 në qytetin e Durrësit.  Burime për Dosja.al bëjnë me dije se është infektuar një çift, burri 39-vjeç dhe gruaja 37-vjeç. Mësohet se çifti banon në të njëjtin pallat, ku jetonte 77-vjeçari që humbi jetën disa ditë më parë, pasi u infektua me COVID-19.

377 të infektuar, 21 viktima dhe 116 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i ‘luftës’ me COVID-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19.Harta e rasteve të reja është zgjeruar sot në Tiranë, Shkodër dhe në Has. Deri më tani në Shkodër janë shënuar 6 raste të reja, mes tyre dhe një infermier që mund të ketë infektuar dhjetëra persona të tjerë.

 

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet viktimat e covid ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll