Aktualitet

COVID-19/ Ambasada amerikane: Furnizimi cilësor dhe pa ndërprerje i energjisë elektrike është jetik

6 Prill 2020, 08:11 Nga DOSJA
COVID-19/ Ambasada amerikane: Furnizimi cilësor dhe pa ndërprerje i

Tiranë- Ambasada amerikane në vendin tonë në një status në Facebook thekson se furnizimi cilësor dhe pa ndërprerje i energjisë elektrike për shqiptarët e izoluar nga koronavirusi është jetik. Për këtë arsye, ambasasa njofton se USAID vazhdon punën me OSHEE për ta përmirësuar këtë shërbim.

“Kur të gjithë rrinë në shtëpi për shkak të COVID-19, furnizimi cilësor dhe pa ndërprerje i energjisë elektrike është jetik. Në #Shqipëri, pavarësisht vështirësive të shkaktuara nga pandemia, USAID/Albania vazhdon të punojë me OSHEE për ta përmirësuar këtë shërbim. Mirënjohje për punonjësit e vijës së parë të OSHEE-s, të cilët kujdesen që energjia të mos mungojë në shtëpitë tona!”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Shqiptarët vijojnë të jenë të izoluar në banesat e tyre, pas masave të marra nga qeveria për COVID-19.  Ndërkohë lufta e Shqipërisë me COVID-19 vazhdon. Deri më tani janë infektuar 361 persona dhe janë shënuar 21 viktima. 104 persona kanë fituar betejën me COVID-19. Që nga shfaqja e rasteve të para Shqipëria ka bërë 2396 testime me tampon. Ndërsa mosha mesatare e të infektuarve është 50 vjeç.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada amerikane viktimat e covid ne shqiperi ambasada amerikane viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll