Aktualitet

Kaos tek zyrat e ADISA-s në Kombinat/ Qytetarët s’e vrasin mendjen për masat e sigurisë, i moshuari: Dua të dal në Komis

6 Prill 2020, 08:14 Nga DOSJA

TIRANË– Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve të Integruara (ADISA) është përfshirë në një kaos paraditen e sotme, ku qytetarët pa respektuar asnjë masë të sigurisë për të parandaluar infektimin nga koronavirusi.

Siç duket edhe nga pamjet, qytetarët pa asnjë masë mbrojtëse (disa të rrallë mbanin maska) kanë ngjeshur me njëri-tjetrin për të marrë informacion tek zytat e ADISA-s në zonën e Kombinatit.

Disa prej qytetarvë, ankohen se kanë pasur probleme me administratën pasi nuk kanë mundur që të gjejnë zgjidhje për të gjithë ‘hallet’ e tyre. Mes personave të grumbulluar ka qënë edhe një nënë e re, e cila kishte lënë foshnjën në shtëpi dhe kishte ardhur që ta regjistrone, megjithatë u shpreh haste probleme.

Kam lindur kam një bebe të vogël por nuk më njohin letrat dhe zyra është mbyllur. Dua të marr çekun, por banka nuk m’i njeh letrat që më japin,”-është shprehur ajo.

Një tjetër qytetar është shprehur se ka shkuar që të informohet pasi i kanë ndërprerë papritur letrat e kempit, edhe pse kryeministri Edi Rama sqaroi se diçka e tillë nuk do të ndodhte. Ai u shpreh se muajin e shkuar i kishte marrë të gjitha paratë, ndërsa këtë muaj ia kishin ndërprerë pagën mujore.

Më kanë ndërprerë kempin, me ça të ha bukë unë. Dua të dal para Komisionit. Herën e fundit e kam marrë muajin që kaloi,”-tha ai.

Edhe pse kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndëshkime të ashpra, deri tek heqje lirie për të gjithë ata që nuk i respektojnë masat e sigurisë, ‘dora e shtetit’ nuk ndjehet në Kombint. Edhe pse pranë zyrave janë vendosur disa efektivë policie, ata kanë preferuar që të mosveprojnë duke i lënë qytetarët që të qëndrojnë së bashku, duke shtuar frikshëm rrezikun e infektimit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adisa kaosi tek adisa koronavirusi ne shqiperi adisa kaosi tek adisa koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll