Politike

VIDEO/ Spaho: Rama premtoi rrogat e marsit dhe nuk dha asnjë lekë, pagoi tendera luksi

4 Prill 2020, 19:44 Nga DOSJA
VIDEO/ Spaho: Rama premtoi rrogat e marsit dhe nuk dha asnjë lekë,

TIRANË– Nënkryetari i Partisë Demokratike ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk ka dhënë asnjë rrogë për muajin mars për shqiptarët, ashtu siç deklaroi, ditë më parë. Në një status që publikoi në Facebook, Spaho shkruan se Rama, paratë e buxhetit i ka shpenzuar për tendera luksi. 

Në muajin mars, muaji i shpërthimit të epidemisë në Shqipëri, qeveria ka kryer 225 tendera. Ka shpenzuar 26.5 milionë euro kryesisht për luks, pa garë dhe pa kursime. Edi Rama ka lekë në buxhet për të paguar çdo shqiptar të mbetur pa punë për shkak të epidemisë, por ai i shpenzon taksat e shqiptarëve për luks. Edi Rama ka lekë në buxhet për të financuar ekonominë qe të mos rrënohet, por ai ua jep klientëve të tij në tendera pa garë. Të dhënat në video i japin përgjigje pyetjes se kush është prioriteti i Edi Ramës: klientët apo shqiptarët,”- shkruan Spaho.

Shqipëria është futur në një izolim total prej tre javësh për shkak të Covid-19, që ka shënuar 333 të prekur në vendin tonë. Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një paketë, që sipas tij, çdo qytetar që ka humbur punën do të marrë pagën e luftës. E njëjta gjë vlen edhe për biznesin e vogël.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edmond spaho edi rama edmond spaho

Sondazh

Poll