Politike

11-vjetori i Shqipërisë në NATO, Meta: Ngjarje historike e kombit tonë

4 Prill 2020, 18:46 Nga DOSJA
11-vjetori i Shqipërisë në NATO, Meta: Ngjarje historike e kombit

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot 11-vjetorin e futjes së Shqipërisë në NATO. Në një status në Facebook, teksa ka publikuar një video, Meta e cilëson këtë ngjarje, si një nga më historiket dhe më të mëdhatë në shtetin shqiptar.

“Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO 11 vite më parë është një nga ngjarjet më të mëdha dhe më të rëndësishme në historinë e shtetit dhe të kombit shqiptar. Mirënjohje për të gjithë ata burra e gra, në politikë, por edhe në fushën ushtarake e të sigurisë, që udhëhoqën me vizion, punuan dhe realizuan këtë projekt transformues dhe integrues. Një falënderim të veçantë për Presidentin e SHBA-ve, George ë. Bush, i cili edhe me vizitën e tij të paharruar në Tiranë frymëzoi dhe mbështeti përpjekjet e përbashkëta për realizimin final të këtij qëllimi madhor. Tashmë ky përvjetor bëhet edhe më kuptimplotë për shkak se 17 vite pas nënshkrimit të Kartës së Adriatikut, jo vetëm Shqipëria dhe Kroacia, por lumturisht edhe Maqedonia e Veriut, është anëtare e NATO-s,”- shkruan Meta.

Shqipëria u bë pjesë e NATO-s 11 vite më parë, më 4 Prill 2009 në 60-vjetorin e themelimit të NATO-s teksa u firmos traktati që e bëri vendin tonë, një vend me të drejta të plota në këtë aleancë. më 7 prill 2009, u ngrit flamuri i Shqipërisë në selinë e NATO-s. Shqipëria u bë vendi i 27-të anëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta shqiperia ne nato ilir meta shqiperia ne nato

Sondazh

Poll