Bota

Nuk e lejuan të mbajë maskë gjatë orarit të punës/ Infermierja Tracy Brennan, jep dorëheqjen

4 Prill 2020, 12:44 Nga DOSJA
Nuk e lejuan të mbajë maskë gjatë orarit të punës/

 LONDËR– Tracy Brennan, infermiere në spitalin Hillingdon në Londër ka dhënë dorëheqjen pasi drejtori nuk e ka lejuar që të mbajë maskë gjatë orarit të punës. Ajo ishte kthyer në punë pasi 14 ditësh izolim duke qenë se e bija kishte shfaqur simptoma të koronaviusit.

Ajo e ka bërë vet me dije nëpërmjet një letre që është shperndarë nga mediat britanike, duke u shprehur se maskën e vendosi për të  parandaluar  përhapjen e Covid -19, por eprorët e kanë urdhëruar ta heq atë pasi në atë spital nuk kishte asnjë të infektuar me sëmundjen e vdekjeprurëse.

Për këtë arsye kjo e fundit është detyruar që të jap dorëheqjen për të mbrojtur veten dhe familjen  e saj.

 “Unë isha duke marrë gjak nga pacientët për analizat, ndërsa njëri prej tyre u kollit mbi fytyrën time, sigurisht jo me qëllim, ndaj e pashë të arsyeshme që të merrja masa mbrojtëse për veten dhe këdo rreth meje. Pas kësaj situate, m’u kërkua nga eprorët e mij që të hiqja maskën duke ndjekur politikat e besimit. Kjo gjë m’u duk e paarsyeshme, sepse askush nuk e di cili është i prekur me koronavirus, ndaj dua të mbroj veten dhe familjen. Në këtë mënyrë nuk gjeta rrugë tjetër, duke dhënë dorëhejqjen”, – thuhet në letrën e infermieres.

Mbi 1 milionë njerëz janë tashmë të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën, ndërsa numri i viktimave ka shkuar mbi 56 mijë. Edhe  Europa është shumë e prekur. Numri i viktimave në Itali ka shkuar mbi 14 mijë. Britania, Gjermania dhe SHBA-ja janë tre vende të tjera të prekura nga virusi. Covid-19 është përhapur edhe në Ballkan, pasi çdo ditë ka raste të reja, në Greqi, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut. Në Kosovë janë të infektuar 126 persona dhe është shënuar një viktimë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 333 dhe 18 persona kanë ndërruar jetë.

Burimi:TheGuardian

(A.K.Dosja.al)

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota france tracy brennan france tracy brennan

Sondazh

Poll

Bota 4 Prill 2020, 10:30

ITALI- Pas kryeministrit të  Shqipërisë, Edi Rama, i cili dërgoi 30 mjekë dhe infermierë për t’i ardhur në ndihmë Italisë, një gjest human ka bërë edhe një burr...

Bota 4 Prill 2020, 08:56

Propozime për heqjen e masave kufizuese

GJERMANI – Kufizime drastike, ndërmarrje, dyqane dhe restorante të mbyllura në masë të gjërë, gjithnjë e më shumë të papunë, një nivel i papërfytyrueshëm ...