Sport

Covid-19 po falimenton futbollin gjerman! Katër ekipe të Bundesligës po përpiqen të mbijetojnë

4 Prill 2020, 12:24 Nga DOSJA
Covid-19 po falimenton futbollin gjerman! Katër ekipe të

GJERMANI – Covid-19 po falimenton futbollin! Në Gjermani gazeta “Kicker” ka raportuar se disa ekipe do të shkrihen dhe rrezikojnë falimentimin. Emrat e tyre nuk bëhen ende publik, por thuhet se 4 prej tyre janë nga elita, pra nga “Bundesliga”. Ndërkohë 9 të tjerat janë nga kategoritë më të ulëta.

Nëse kampionati nuk fillon në maj atëherë shtatë klube të kategorisë inferiore do të paraqesin falimentin pasi në këtë mënyrë do të humbasin paratë nga marrëveshja e të drejtave televizive.

Ndërsa skuadrat e tjera mund të vazhdojnë të funksionojnë edhe për ca kohë, por në qershor mund të humbasin likuiditetin. Nëse sezoni nuk përfundon atëherë klubet gjermane pritet të pësojnë humbje me shifër që shkon në 750 milion euro.

(E.Ç/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bundesliga covid-19 po falimenton futbollin gjermani bundesliga covid-19 po falimenton futbollin gjermani

Sondazh

Poll