Sport

Alves: Do punoj si zog k*rve për të arritur objektivin tim të fundit!

3 Prill 2020, 20:39 Nga DOSJA
Alves: Do punoj si zog k*rve për të arritur objektivin tim të

Dani Alves nuk dorëzohet kurrë. Braziliani ka 36 vite mbi shpatulla, por duket shumë më i ri. Jo nga pamja fizike dhe as nga forca e tij, por nga vullneti dhe karakteri që ka.

Ai ka luajtur te Sevilla, Barcelona, Juventus dhe PSG, disa nga skuadrat më të forta në Europë, plus ka dhënë një kontribut të madh me kombëtaren braziliane. Meqë me Brazilin nuk ka arritur ta mbyllë mirë karrierën e tij, Alves ka një synim: të luajë në Botërorin 2022 dhe ta fitojë atë.

“Dua të bëhem kampion bote në Botërorin e Katarit. Askush nuk beson tek unë për këtë, por pikërisht kjo më motivon. Kështu thonin edhe kur po bëhesha gati për të luajtur si mesfushor anësor. Kam për të punuar si zog k*rve për t’ia dalë”, është shprehur braziliani.

Vetëbesimi i këtij futbollisti është frymëzim për brezat e tij. Gjithkush mund t’ia dalë, nëse realisht e do një gjë dhe punon fort për t’ia arritur. Në fund të fundit, konkurrenti më i fortë i njeriut është… vetvetja.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport boteror brazil dani alves katar boteror brazil dani alves katar

Sondazh

Poll