Sport

Lippi rikthehet pas në kohë: Ju tregoj pse Grosso gjuajti penalltinë e fundit në 2006

3 Prill 2020, 20:22 Nga DOSJA
Lippi rikthehet pas në kohë: Ju tregoj pse Grosso gjuajti

E mbani mend 9 korrikun e vitit 2006? Ishte finalja e Kupës së Botës. Italia mposhti Francën me penallti. Trajneri Marcello Lippi iu është rikthyer edhe një herë kujtimeve dhe ka zbuluar pse vendosi që Grosso të gjuante penalltinë e fundit në Berlin.

“M’u kujtua fakti që Grosso kishte shkaktuar 11-metërshin kundër Australisë në minutën e 90-të dhe kishte shënuar kundër Gjermanisë në fundin e kohës shtesë. Iu drejtova dhe i thashë se ai ishte njeriu i minutave të fundit. Nuk besoi”, ka rrëfyer ish-trajneri i Italisë.

Kombëtarja axurre atë vit nuk ishte favorite për të fituar, por ia doli. Në fakt, Italia rrallë herë ka qenë favorite për të fituar ndonjë turne, por ia ka dalë katër herë në Kupën e Botës.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport boterori franca gjermania italia boterori franca gjermania italia

Sondazh

Poll