Sport

I skadon kontrata në vitin 2021, Milan nuk dorëzohet për mesfushorin e Barcelonës

4 Prill 2020, 11:41 Nga DOSJA
I skadon kontrata në vitin 2021, Milan nuk dorëzohet për

Ivan Rakitic është ende një objektiv konkret i skuadrës së Milanit. Nga Spanja, vijnë lajme se klubi kuqezi ka nisur përsëri ofensivën për mesfushorin e Barcelonës.

Përpjekja e parë daton në verën e vitit 2018 me Mirabellin administrator të Milanit, pastaj në vitin 2019 kontaktet nisën mes Maldinit dhe klubit spanjoll.

Tani në verë mund të jetë koha e duhur sepse kontrata e 32-vjeçarit i skadon në qershor të vitit 2021 dhe duket se nuk është më pjesë e planeve të trajnerit Quique Setien.

Projekti i Elliott është të përqëndrohet te lojtarët me moshë tē vogël, por administratori i përgjithshëm Ivan Gazidis ka bindur veten se duhen marrë disa elementë të përvojë.

Barcelona e vlerëson Rakitic 25 milion euro, ndërsa klubi kuqezi duhet të bëjë një sforco sa i përket pagës që përfiton kroati pasi mesfushori aktualisht fiton 8 milion euro në vit.

(e.ç/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ivan rakitic milan ivan rakitic milan

Sondazh

Poll